Futboll Seria A Sport

MERKATOJA E “ZJARRTË” E VERËS/ “Zonja e Vjetër” futet në garë me Napolin për yllin…

Paulo Dybala mund të largohet nga Juventusi, me PSG-në, Interin dhe Tottenhamin, që interesohen për lojtarin, por me këta fundit, që duket se kanë nuk kanë shumë kohë pasi merkato në Angli, mbyllet sot.

Sipas asaj që shkruan spanjollja “AS”, bardhezinjtë kanë hedhur sytë nga lojtari i Realit, James Rodriguez.

Lojtari prej kohësh ndiqet nga Napoli, por së fundmi në garë është futur edhe “Zonja e Vjetër”, të cilët do të tentojnë transferimin e kolumbianit.

Thuhet se edhe Cristiano Ronaldo ka thënë miratimin e tij për këtë transferim dhe do të ishte i lumtur nëse do të bashkohej përsëri me 28-vjeçarin.

Gjithsesi ky transferim është i mundur, vetëm në rast se ndodh largimi i Dybalës, në të kundërt është e pamundur që James Rodriguez të transferohet në Torino.

Related posts

ARSENAL-RENNES/ Maitland-Niles realizon të dytin ndaj Rennes (VIDEO)

Delo.autor

PËRBALLJA NDAJ ATALANTËS NË CHAMPIONS/ Zidane: Ka ndryshuar futbolli me 15 apo 20 vite më parë

Delo.autor

Kushton 160 milionë euro/ Ronaldo hap derën e vilës luksoze për kamerat (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment