Futboll La Liga Sport

MODRIC TRANSFEROHET TEK MILAN? Zvonimir Boban “shuan” ëndrrat e tifozëve: Mesfushori do të luajë tek…

Prej disa kohësh thuhet se Milani është i interesuar për Modriçin, madje së fundmi thuhej se është pranë transferimit të lojtarit.

Për t’i shuar këto zëra ka menduar, Zvonimir Boban, i cili në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, është shprehur: “Paolo Maldini e ka deklaruar njëherë para 20 ditësh, se Modriç, nuk do të jetë lojtari ynë, por meqë po flitet përsëri për këtë temë, po ia u them edhe unë. Lojtari më i mirë i botës, vitin e kaluar, nuk do të luajë për ne sezonin e ardhshëm. Do të ishte fantastike ta kishim në skuadër, por e kjo është e vërteta. Ai do të qëndrojë edhe këtë sezon te Real Madridi. Luka është një person dhe një lojtar i nivelit të lartë. E falënderojmë atë që na ka uruar për sezonin e ri, dhe jemi të kënaqur që ai simpatizon klubin tonë, që kur ishte i vogël. Gjithsesi duhet të sqarojmë disa gjëra, për respekt të tifozëve.”, u shpreh 50-vjeçari.

Milani ka transferuar Benaser dhe Kruniç në repartin e mesfushës, dhe thuhej se kuqezinjtë do të bënin një goditje të madhe në atë repart. Emri që qarkullonte ishte ai i mesfushorit të Realit, Luka Modriç, por mesa duket këto kanë qenë thjesht zëra merkato.

Related posts

JUVENTUS-CAGLIARI/ Ronaldo tallet me portierin dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

VITI I RI ME RREGULLA TË REJA/ Barcelona përgatit “klauzolën anti-Pique”

Delo.autor

Arsenal zyrtarizon goditjen e parë, gati marrëveshja për mbrojtësin grek

Sadik.Autor

Leave a Comment