Futboll Kategoria Superiore Sport

NDESHJA NDAJ TEUTËS/ Flet trajneri Duro: Kemi kohën e mjaftueshme për të treguar…

Klodian Duro beson te kthesa. E ka të qartë se grupi nuk është ende i konsoliduar sa duhet për Teutën, por beson se veç lojës, do të vijë edhe rezultati. Gjatë konferencës së dhënë dje për mediat, ai ka qartësuar se pauza e Kombëtareve do të jetë një ndihmë e madhe për të lidhur ekipin dhe kthyer Luftëtarin që të gjithë presin.

“Brenda një kohe rekord do të përpiqemi të formatojmë skuadrën dhe jo vetëm për të përballuar ndeshjet e radhës, por edhe krejt kampionatin që është tejet i fortë. Sfida me Partizanin tregoi se kemi rritje në lojë dhe në Durrës krahas lojës bindëse, shkojmë edhe për të marrë rezultatin. Kemi kohën e mjaftueshme për të treguar forcën tonë, duke shfrytëzuar edhe hapësirën prej 2 javësh që na jep Kombëtarja. Gjatë kësaj periudhe do bëjmë një minifazë përgatitore për të harmonizuar grupin dhe organikën. Natyrisht, duke pasur futbollistë që na kanë ardhur në ‘frymë’ të fundit, ka nga ata që presin edhe konfirmimin. Renja është i gatshëm të aktivizohet, po kështu mendoj se edhe Zijai është një futbollist i konfirmuar, ashtu si dy holandezët dhe Bledi Muça. Ata tashmë janë kontingjent i Luftëtarit. Natyrisht, përgatitja fizike e këtyre futbollistëve nuk na ndihmon, por ne shpresojmë se eksperienca e tyre do të jetë së paku një ‘bonus’ për ndeshjen e emergjencës, sikurse është kjo e nesërmja (sotmja) me Teutën.

Ritheksoj edhe njëherë se në Durrës, krahas lojës së bukur, të jemi edhe pragmatistë, duke marrë edhe pikët e para të këtij kampionati. Gjithsesi, duhet të jemi realistë dhe të duruar që të gjithë, duke filluar nga unë e drejtuesit. Dhe le të shpresojmë se me të gjitha shërbimet që po i bëjnë futbollistët, shumë shpejt të marrim atë që meritojmë. Qëllimi është që në kohë rekord të formojmë Luftëtarin e ri, atë që do e dëshironim të gjithë. Për sa u përket futbollistëve, ata që nuk e gjejnë vendin në formacion, i kemi sugjeruar të shkojnë në ekipet e tjera për të mos rrezikuar karrierën. Edhe me Furxhiun e kemi zgjidhur kontratën me mirëkuptim dhe që nga ky moment, ai është futbollist i lirë”, përfundoi Duro.

Related posts

Konfirmohet dëmtimi i brazilianit, Guardiola tregon sa kohë do të mungojë

Q.Autor

Mesfushori i Kombëtares lëshon sfidën: Dua titullin dhe Europën!

Sadik.Autor

MANCHESTER UNITED-SOUTHAMPTON/ Debutim makthi për 19-vjeçarin, “Djajtë e Kuq” përfiton dhe shënon 4 “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment