Futboll Sport

“HUMBJE QË DJEG”/ Inzaghi shfaqet i dorëzuar. Allegri: Titulli? Flasim pas pauzës

Max Allegri shijon suksesin përballë Inter, por për momentin nuk preferon të shoh më larg se zona Champions: “U rikthyem të mposhtin Inter, ishte e rëndësishme të fitonim në një ndeshje direkte.

Titulli shumë larg? Në të njëjtën kohë vendin i katërt është vetëm dy pikë larg. Napoli po bën gjëra të mëdha, por pas pauzës nuk i dihet se çfarë do të ndodhë. Objektivi është të japim maksimumin, nuk mund të mendojmë se sot i zgjidhëm të gjithë problemet. Kemi bërë gjëra të mira, por kemi shumë të përmirësuar, hap pas hapi”, u shpreh Allegri pas ndeshjes.

I shqetësuar pas kësaj humbje u shfaq trajneri Inzaghi, i vetëdijshëm se objektivi titull ndërlikohet ndjeshëm: “Në Champions kemi bërë mirë në ndeshje të tilla, në Serie A jo, në kampionat nuk kemi mundur të kemi vazhdimësi. Kjo ishte një humbje e rëndë që të djeg, kundër një rivali direkt, por futbolli i tillë është. Vitin e shkuar mbase nuk e meritonim të fitonim, as këtë herë humbja 2-0 ishte e drejtë”, u shpreh Inzaghi në konferencë për shtyp.

Related posts

U PREZANTUA TEK PARTIZANI/ Sulmuesi Solomon provokon: Golin e parë do ta shënoj kundër…

Delo.autor

SUPERKUPA E SPANJËS/ Përplasje e frikshme, Neto lë pa frymë Correan. E pëson dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Për Barcelonën vjen më në fund lajmi i shumëpritur nga Parisi

Isa.Autor

Leave a Comment