Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NDESHJET ME FRANCËN DHE ISLANDËN/ Edy Reja konferencë për shtyp: Për ne e rëndësishme është të mos…

Trajneri i kombëtares, Edi Reja në një konferencë për shtyp publikoji listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Francës dhe Islandës.

Gjatë kësaj konference Reja deklaroi se ka grumbulluar lojtarë të rinj në kombëtare, të cilët kanë shpërthyer në arenën ndërkombëtare.

“Kërkoj falje për intervistën e fundit për pyetjen me 3 mbrojtës, nuk e kisha kuptuar. Ndodh me raste pas ndeshjeve që të jesh në këto situata ndaj kërkoj edhe një herë falje për situatën që nuk do të ndodhë më.
Duke kaluar te skuadra ka ndonjë risi se ka emra të rinj që nuk i njihja por ju po, janë lojtarë të rinj që kanë shpërthyer në arenën ndërkombëtare por unë nuk i njihja.

Për shembull është Manaj apo Gjasula i cili vitin e kaluar fitoi kampionatin e tani e nisi titullar. Një lojtar me karakteristika që mund të na ndihmojë në mesfushë dhe fizicitet. Është Binaku që ka qenë më para. Pastaj janë në listë pritje shumë lojtarë, them Seferin që ka shpërthyer në këtë sezon por në krahasim me të tjerët është në këtë moment më mbrapa.

Është edhe Trashi që e njoh mirë. Pastaj janë edhe te rinjtë Vrioni e Selahi që po shfaqen mirë, janë me U21 dhe mund ti thërras kurdo. Kurse Kumbulla ka luajtur titullar dhe e solla këtu që ta njoh, që të shoh mundësitë e aktivizimit. E kam ndjekur dhe është lojtar me perspektivë përmirësimi dhe aftësi e personalitet. Nuk është shumë gati ende por mund të bëjë eksperiencë në kampionatin italian dhe do ta ndjekim.

Pastaj është Bare që e njihni e po paraqitet shumë mirë dhe dua ta shoh. Siç e shihni ka ndërthurje të rinj në krahasim me të vjetrit. Federata më ka kërkuar të bëjë rezultate por edhe për të ardhmen. Qartësisht po shohim për europianin po nëse nuk arrijmë kualifikimin do të fillojmë punën  për rinimin dhe kjo është pak a shumë një listë cilësore. Pastaj ka edhe të rinj të tjerë te  U21 që kanë treguar se mund të bëjë rezultate të rëndësishme e mund të shohim mundësinë që ti provojmë. Por fillimisht do të shohim Francën e Islandën, e rëndësishme është rezultati por jemi gati edhe për të tjerat.

Çekici? Është një lojtar që po ndjekim se ka shënuar dhe ka rendiment. Por në këtë moment kam zgjedhur lojtarë që njoh, edhe Cikalleshin e Sadikun që nuk luajnë, zgjodha të parin se e njoh. Nuk mund ti thërras të gjithë por me kalimin e kohës mund të afrojmë të tjerë tip Seferi. Duam lojtarë të gatshëm qe kur të vijë  këtu duhet të jenë në arenë ndërkombëtare duhet të jetë edhe forma fizike. Duhet ti shohim me radhë. Duhet qe të jenë në gjendje të mirë në krahasim me përgatitjet që kanë bërë e jo ata që kanë pak ditë përgatitje se nuk kemi kohë për të punuar..
Luajmë ndaj një ekipi të rëndësishëm me vlera të mëdha. Në asnjë ndeshje nuk dihet rezultati para, do të kërkojmë të marrim maksimumin. Do të përpiqemi të bëjmë një paraqitje pozitive e pastaj do të mundohemi të marrim rezultat. Edhe në të kaluarën kemi bërë ndeshje të mira me Francën por e dimë që është e vështirë. Dëshiroj të vazhdojmë atë punën që kemi bërë më përpara.

Më ka pëlqyer ndeshja me Islandën e më pak me Moldavinë se nuk e prisja që të ishte aq mirë teknikisht. Arritëm të shënonim drejt fundit. Dua të shoh përmirësim të ekipit. Kemi bindje se ekipi me rezultate pozitive vjen duke u përmirësuar. Francën e njohim, nuk e di me çfarë sistemi do luajë se ka të ndryshëm. Ne e cilësojmë Francën pak më të fortë se Shqipëria por të shohim. Do të mundohemi ta vëmë në vështirësi se është e fortë në sulm por edhe kundërsulm e nuk duhet të futemi në kurth. Në këtë ndeshje është e rëndësishme forma fizike dhe do të mundohem të hedh në fushë lojtarët më të gatshëm, se tani skuadrat nuk janë ende në formën e tyre më të mirë dhe të kolauduar.

Merkato? Më shqetëson pak, ka disa që kanë luajtur, por ka të tjerë që kanë luajtur më pak. Ndonjë minutë më shumë e kanë të gjithë, por ndoshta nuk janë të gjithë në formën më të mirë. Shqetësohem unë por edhe Deshamp. Më pëlqen që thotë është e komplikuar me Shqipërinë. Tani pas pushimit dhe me këmbët jo 100% ne trajnerët shqetësohemi. Të dy shqetësohemi që nuk i kemi lojtarët në maksimumin e formës sportive.
Po shihja minutat se kemi lojtare që kanë luajtur. Portierët, Gjimshiti, Hysaj që ka luajtur disa ndeshje. Ismajli, Veseli, Kumbulla i kanë bërë të gjitha. Kam një grup lojtarësh që kanë më shumë se 180 minuta dhe nuk është se vijnë pa gjë. Janë lojtarë që kanë thuajse një muaj që luajnë e janë gati. Janë Manaj Roshi, Balaj që luan në Austri e ka bërë ndeshje. Në përgjithësi në listë janë lojtarë që kanë luajtur e bërë minuta. Mungesat e Francës? Mbape sigurisht që është lojtar më cilësi. Po atje mjafton të mbyllësh sytë e janë të gjithë të fortë se kanë ekapërincë ndërkombëtare. Ne duhet të shkojmë të bindur por jo të hyjmë në fushë me frikë. Janë ata 11 e ne 11 të luajmë ndeshjen.

E vështirë është se janë një skuadër me aftësi teknike dhe sulmojnë e kundërsulmojnë. Janë të rrezikshëm po u le hapësira. Gjithsesi kanë mangësi sidomos në krahë. Do të më pëlqente të mos luhej me një portë po me dy. Nëse luajmë më lart dhe krijojmë, disa vështirësi mund tua krijojmë edhe ne atyre. Përballja direkte nuk është me Francën por me Islandën se bëhet e rëndësishme se nëse fitojmë do të përmirësonim pozicionin në klasifikim. Askush nuk e priste fitoren e Turqisë me Francën. Askush nuk e pret as Shqipërinë të bëjë rezultat në Francë. Për ne e rëndësishme është të mos gabojmë me Islandën se është e rëndësishme. Çdo ndeshje është e rëndësishme por ajo me Islandën është thelbësore se një rezultat mund të na ndihmojë  të bëjmë hap për kualifikimin. Po mendoja se që kur kam ardhur kemi bërë 3 javë punë në qershor. Kam gjetur një skuadër jo në maksimum. Është e rëndësishme se përndryshe nuk vazhdohet në këtë rrugë.

Related posts

INTERI I EPOKËS INZAGHI/ Kampionët e Italisë nisin sezonin me një shqiptar në pankinë

Delo.autor

ISHTE NJË NDËR LOJTARËT MË TË MIRË NË SEZONIN E FUNDIT/ Liverpool shpërblen mbrojtësin Van Dajk me…

Delo.autor

PSG-BAYERN MUNICH/ Legjenda Lahm: Ja pse bavarezët janë pak më favorit për finalen

Delo.autor

Leave a Comment