Futboll Seria A Sport

NGA KESSIE TEK ANDRE SIVA/ Ja lojtarët e Milan me “valixhe” në duar

Në datën 2 shtator mbyllet zyrtarisht merkatoja në Itali dhe skuadrat duhet të nxitojnë për të bërë lëvizjet e fundit, në dalje ose në hyrje.

Milani është një nga ato klube, që dëshiron të largojë një numër të konsiderueshëm lojtarësh. “Gazzetta Dello Sport”, bën një përmbledhje dhe skanon destinacionet e mundshme të disa lojtarëve në dalje.

frenk kesi

Frenk Kesi, është në shitje, por deri tani nuk ka shenja largimi. Lojtari ende nuk është parë nga Xhampaolo dhe ofertat për të mungojnë, pas mbylljes së merkatos në Angli.

laksalt

Spal, Atalanta dhe Parma, janë tre skuadra që interesohen për shërbimet e Diego Laksalt, i cili është një prej futbollistëve të sigurt, që do të largohet.

rodrigez

Rikardo Rodrigez mund të jetë lojtari tjetër që hap krahun dhe pritet të rikthehet në Gjermani, por këtë herë te Shalke.

hakan calhanoglu

Në Gjermani dhe te Lajpcigu mund të sakrifikohet Hakan Çalhanoglu, i cili pritet të largohet nga Milanelo.

andre silva

Një pistë e re është hapur edhe Andre Silvën nga Spanja, pasi sulmuesi kërkohet nga Espanjoli.

Koha po “ngushtohet” dhe lëvizjet te Milani duhet të jenë të shpejta, nëse do të sheshë disa nga futbollistët e sipërpërmendur.

Related posts

E THOTË STUDIMI/ Lionel Messi është dy herë i mirë sesa Cristiano Ronaldo

Delo.autor

Kush e kishte menduar, a është vërtetë Shkëlzen Gashi ky?! (VIDEO)

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Opsion i ri për MARCHISION, mund të qëndrojë në ITALI

Isa.Autor

Leave a Comment