Futboll Sport

NUK E HARRON MILANIN/ Por në Itali Beckam bashkë me të birin shkon për një…

Dejvid Bekham ndodhet me pushime në Itali në pritje për të nisur sezonin e parë si president kur në 2020-ën klubi i tij Majemi do të jetë pjesë e kampionatit kombëtar të futbollit amerikan. Anglezi kishte marrë në konsideratë edhe Xhenaro Gatuzon në rolin e trajnerit, teksa lidhja e tij me Milanin duket se ka infektuar edhe të birin.

Kruz Bekam ka postuar në rrjete sociale një fotografi së bashku me babain e tij, Dejvid. Bie në sy që fëmija i dytë i legjendës britanike ka pozuar me një fanellë të Milanit. Në fakt, prej ditësh e gjithë familja ndodhet në Toskanë, sepse edhe në profilin “Instagram” të Viktorias nuk mungojnë pozat në Firence, por edhe më në jug (Pulje).

Sipas mediave italiane, qëllimi i këtij rikthimi të Dejvid në Itali nuk ka të bëjë vetëm me relaksin. Si president i një klubi, ai kërkon përforcime për ekipin e tij, çka duket se do ta bëjë duke i rrëmbyer Juventusit U-19 mbrojtësin Kristian Makun. 19-vjeçarit i përfundoi kontrata me bardhezinjtë dhe pasi nënshkroi një akord disamujor me venezuelanët e Zamoras, në janar të 2020 do të kalojë përfundimisht te Majemi i Bekamit.

Related posts

VIDEO/ 1 minutë e 10 sekonda “tiki-taka”, shikoni se si korçarët “hipnotizojnë” lojtarët e Partizanit

Q.Autor

Alisson: Liverpool, PSG? Jam i fokusuar vetëm te Roma

Q.Autor

PARALAJMËRON LARGIMIN E YLLIT/ Solskjaer: Gjithçka varet nëse ai do të gjejë…

Delo.autor

Leave a Comment