Futboll Kategoria Superiore Sport

VAZHDON ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Skënderbeu me sytë nga Afrika, nën urdhërat e Dajës 2 lojtarët…

Skënderbeu vijon me dy seanca stërvitore në ditë programin e diktuar nga trajneri Ilir Daja. Edhe gjatë kësaj jave korçarët do të punojnë me dy seanca në ditë për të mbyllur kështu ciklin e përgatitjeve intensive, ndërsa më pas trajneri pritet që të hartojë program të posaçëm për ta sjellë ekipin gati për nisjen e sezonit.

Veç përgatitjeve, trajneri është duke vlerësuar edhe dy ganezët e ardhur në provë te Skënderbeu. Jufo Dumafur dhe Artur Miesah vijojnë ende provën nën urdhrat e Dajës, teksa trajneri nuk ka vendosur ende për ta.

Duke parë faktin se përgatitjet kanë qenë me intensitet dhe lojtarët janë të ngarkuar, Daja ka zgjedhur që të zgjasë edhe për pak kohë provën e dy futbollistëve për të mësuar më pas potencialin e tyre të plotë.

Vetëm gjatë javës së ardhshme pritet që trajneri të dalë me një vendim nëse dy të afruarit do të vijojnë të jenë pjesë e Skënderbeut apo do ta mbyllin këtu aventurën te klubi bardhekuq.

Related posts

LAUTARO SPEKTAKOLAR/ Argjentina harron Messin, përgatitet për Brazilin me “poker” (VIDEO)

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Partizani bën goditjen e parë në merkato, prezantohet Uilliam Kordeiro

Delo.autor

E PABESUESHME/ Liverpooli në sulm ndaj spanjollve. Salah dëmtohet dhe humb finalen ndaj Real Madridit

Sadik.Autor

Leave a Comment