Futboll Sport

NUK FITOI ASNJË ÇMIM NGA UEFA/ Ronaldo lëshon batuta: “Pleshti” është dy vite më i ri, por…

Ronaldo nuk fitoji asnjë çmim mbrëmjen e sotme të organizuar nga UEFA.

Megjithatë portugezi ishte padyshim një nga personazhet më interesant të kësaj mbrëmje.

Ronaldo ishte ulur përkrah Mesit në pritje të çmimit të “Lojtarit të vitit”, ndërsa është pyetur bashkë me argjentinasin rreth rivalitetit shumëvjeçar që kishin të dy dhe nëse e ndienin tani mungesën e njëri-tjetrit.

“Ishte e bukur, një rivalitet i bukur dhe ai ishte në një ekip të madh në Spanjë e luftonim ndaj njëri-tjetrit”, ishte komenti i Mesit, ndërsa Ronaldo ishte shumë më komod para mikrofonave dhe bëri që salla të shpërthente në të qeshura e duartrokitje disa herë.

“Isha kurioz, se ndamë skenën bashkë për 15 vite ai dhe unë. Nuk di a ka ndodhur ndonjëherë në futboll dy njerëz në të njëjtën skenë, të gjithë kohën. Tani nuk është e lehtë. Padyshim kemi një marrëdhënie të mirë, nuk kemi ngrënë ende darkë bashkë, por shpresoj ta bëjmë në të ardhmen, do të ishte e këndshme”, tha Ronaldo mes të qeshurave në sallë. “Padyshim më mungon të luaj në Spanjë, kishim një betejë të mirë, më shtynte dhe e shtyja të bënte më shumë. Ishte e bukur që kishim atë rivalitet, jam pjesë e historisë dhe ai gjithashtu”.

I ngacmuar më pas për frazën nëse largohej vitin tjetër, dhe i pyetur nëse do të vendoste të tërhiqej nga futbolli kur do ta bënte edhe Mesi, Ronaldo nuk ndal me batutat e radhës. “Ky është dy vite më i ri se unë, por mendoj se dukem mirë për moshën që kam. Jam këtu, shpresoj të jem përsëri këtu edhe vitin tjetër, apo pas dy vitesh, kështu që të gjithë ata që nuk më pëlqejnë do të më shohin përsëri këtu”, ishin fjalët e Ronaldos.

Related posts

Finalja me Teutën, te Vllaznia marrin vendimin e papritur

Sadik.Autor

ANALIZA/ Europiani autogola dhe penallti, si u shënuan 142 golat e “Euro 2020”-ës së rekordeve

Delo.autor

Totti: Roma do ta fitojë kampionatin, ndërsa Juventusi…

Q.Autor

Leave a Comment