Futboll Sport

NUK JANË MJESHTËR VETËM NË FUSHË/ Pique dhe Arturo Vidal fitojnë në poker shumën prej…

Gerard Pique dhe Arturo Vidal nuk janë mjeshtër vetëm në fushën e lojës, por edhe në tavolinat e kazinove, sidomos kur bëhet fjalë për poker.

Të dy futbollistët e Barcelonës kanë qenë protagonistë të European Poker Tour, duke marrë pjesë e dalë me fitime të mëdha nga ky event që po zhvillohej në kazinonë e Barcelonës.

Pique njihej prej kohësh si pjesëmarrës në turne të tilla dhe është një nga imazhet e kompanisë “pokerstars” në Spanjë.

Ai ka qenë protagonist në evenimente të ndryshme ndërkombëtare, duke arritur edhe vende prestigjioze në podium.

Këtë herë, atij i ishte bashkuar edhe Vidal, në aktivitetin 25K High Roller që zgjaste vetëm një ditë.

Pique ishte një nga fituesit e mëdhenj të ditës, pasi doli në vendin dytë në turne përballë lojtarëve profesionistë të pokerit, me një premio prej 352950 eurosh, ndërsa Vidal gjithashtu ishte në tavolinën finale, duke marrë vendin e pestë dhe një premio prej 134460 eurosh.

Në total, thuajse gjysmë milioni euro për të dy futbollistët e Barcelonës në një aktivitet, i cili falë pranisë së tyre, u kthye ndër më të ndjekurit e kësaj dite në kazino.

Related posts

Erdhi me policë, Nora: Është kokëfortë, por përplaset si hekur. Ja si u bë yll Abazaj

Sadik.Autor

Formacionet e mundshme të Inter-Atalanta/ Gjimshiti dhe Icardi titullar, Berisha në stol

Delo.autor

LIVE/ Coppa Italia: Mbyllet ndeshja Juventus-Spal në “Allianz Stadium”. Rezultati 4-0

Delo.autor

Leave a Comment