Futboll Seria A Sport

“NUK PATA FAT”/ Khedira: Dua të fitoj tre trofet me Juventus, Ronaldo? Ai është një shembull

Sami Khedira në këtë merkato verore përflitej si një nga lojtarët që do të largohej nga Juventus, por me kalimin e ditëve i tregoi trajnerit Sarri se ishte i denjë për skuadrën e tij.

Khedira në një intervistë të dhënë për të përditshmen gjerman “Kicker”, pranoi se me teknikun e ri ka gjetur vetveten.

“Vitin që lamë pas nuk pata fat me dëmtimet dhe bëra operacionin në zemër, ndaj në fund të sezonit më pyetën nëse kisha ende stimuj për të luajtur në të tilla nivele. Nuk e kam menduar asnjëherë largimin nga Juve, pasi më pëlqen futbolli i Sarrit dhe e di që kam cilësitë e duhura për të luajtur”, tha Khedira.

Mesfushori pranon se bardhezinjtë janë forcuar shumë gjatë merkatos së verës, por nuk trembet nga konkurrenca dhe i ka vendosur vetes si objektiva, të luajë 80% të ndeshjeve sezonale dhe të meritojë rikthimin në kombëtaren gjermane.

“Dua të jem gjithmonë në 11-shen titullare dhe të luaj në nivele të larta, pasi në të kundërt do të kisha dalë në pension. Konkurrenca është e madhe dhe ndeshjet brenda familjes te Juve, ngjajnë si ndeshje Championsi, por unë dua që të luaj 80 % të takimeve sezonale e të fitoj të tre trofetë me bardhezinjtë. Gjithashtu dua të tregoj një formë mjaft të mirë dhe të shpresoj që Loë do të më ftojë sërish në kombëtaren gjermane”, deklaroi mesfushori.

Gjermani u pyet dhe për Cristiano Ronaldo, ku shprehu vlerësimet maksimale për të.

Ronaldo është si LeBron James në basketboll, ose Tom Brady në futbollin amerikan. Ose si Buffon. Një shembull për të gjithë”, përfundoi Khedira.

Related posts

“PËRPLASJA E TITANËVE”/ Deontay Wilder: Tërhiqem nga sporti nëse Fury…

Delo.autor

LISTA E PLOTË/ Spikasin afrimet e Kallakut, Skukës dhe Bitrit. Si ndryshon Partizani pas merkatos së janarit

Delo.autor

E FUNDIT/ Disiplina publikon vendimet, pezullohen me 7 ndeshje dy lojtarë. ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment