Futboll Sport

PARA HEDHJES SË SHORTIT/ Si u parashikua ndarja e grupeve të Champions (FOTO)

Pas pak çastesh në Monaco do të hidhet shorti për fazën e grupeve të edicionit 2019-2020 të Ligës së Kampionëve, ku të gjitha klubet pjesëmarrëse do të tentojnë t’i shmangen grupit të vdekjes.

Do të jenë 32 ekipe që do të vendosen në 4 vazo para se të hidhet shorti, 26 prej të cilave janë kualifikuar përmes ligave, ndërsa gjashtë të tjera kualifikohen përmes fazës “play-off”.

Në vazon e parë ndodhet kampioni në fuqi Liverpool, fituesi i Europa Ligës, Chelsea, dhe fituesit e pesë ligave kryesore evropiane.

Vazoja e dytë përbëhet nga tetë ekipe me koeficientin më të lartë të UEFA-s, siç janë Real Madrid, Atletico Madrid dhe Tottenham.

Vazot tre dhe katër do të vendosen në bazë të koeficientit të UEFA-s. Ndër këto klube janë edhe Interi dhe Valencia.

“The Sun” mori pjesë në një simulim të shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Rezultati i këtij shorti solli lajme të këqija për Real Madridin e Liverpoolit, të cilët u bënë pjesë e grupit të “vdekjes”.

Sipas këtij parashikimi, Tottenhami do të jetë sërish në grup me Barcelonën, ndërsa Juventusi do të përballet me Atletico Madridin në Grupin C.

Më poshtë mund të shihni se si ka rënë shorti i grupeve, por që është një parashikim, pasi ai zyrtar do të hidhet në orën 18:00.

ImageImage

 

Related posts

PSG-JA I PRANON KËRKESAT E INTERIT/ Gati oferta e majme për yllin e mbrojtjes zikaltër

F.autor

KRITIKAT NDAJ HYSAJ/ Ish-kapiteni i Napolit: Vetëm një budalla do paguante 50 milion euro për të

F.autor

MESSI I DOBËT/ Statistikat katastrofë të “Pleshtit” me Argjentinën

Delo.autor

Leave a Comment