Futboll Sport

ANALIZA/ Si kanë ndryshuar ekipet favorite për Championsin

Liga e Kampionëve është objektivi kryesor për të gjitha skuadrat e mëdha në Europë, të cilat kanë bërë ndryshime në merkato dhe janë forcuar me ëndrrën që t’i shkojnë deri në fund këtij rrugëtimi që nis sot. Liverpuli u kurorëzua kampion i Europës në finalen me Totenhemin, por shumë skuadra të tjera do të tentojnë ta zbresin nga froni.

REAL MADRID- Reali i Madridit dështoi në edicionin e fundit. Fituesi i katër Champions-eve në 5 vitet e fundit u eliminua në fazën e 1/8-ave nga Ajaksi. Në eliminimin që i dha fund një sezoni të vështirë dhe rikthimit të Zidanit. Perez ka afruar në skuadër lojtarë si Hazard, Joviç, Mendi, Militao. Ëndrra e madhe është Pogba. Emrat që janë në skuadër garantojnë “luftë” dhe Europa duhet të trembet.

BARCELONA- Eliminimet e dy viteve të mëparshme (nga Roma në çerekfinale dhe nga Liverpuli në gjysmëfinale) e kanë “plagosur” Barcelonën, e cila kërkon të rikthejë trofeun në “Camp Nou”. Për këtë arsye u forcuan me Grizmanin, i cili do të formojë një treshe ëndrrash me Mesin dhe Suarezin, por edhe me De Jongun. Për më tepër gjetën edhe zëvendësuesin e Hordi Albës. Në pritje të Nejmarit, Valverdes këtë herë nuk i falën dështimet.

ATL. MADRID- Këtë verë bëri revolucion, por Atletiko e Madridit është një nga skuadrat pretendente dhe të vështira. U larguan lojtarë si Godin, Filipe, Huanfran, Rodri dhe Lukas dhe u afruan Hermoso, Tripier, Jorente, Hektor Herrera, Lodi, Felipe dhe Zhoao Feliks. Simeone është në pritje të sulmuesit Rodrigo për të pasur një “ushtri” të frikshme.

MAN. SITI- Liga e Kampionëve është shndërruar në një fiksim për Mançester Sitin. Ekipi i Pep Guardiolës fitoi 4 tituj në Angli në sezonin e kaluar, por mbeti në çerekfinalet e Champions-it. Këtë vit është forcuar me Rodrin, Kanselon dhe Angelinjon. Pavarësisht dëmtimit të rëndë të Sanesë, Guardiola ka në ekip Agueron, Sterling, Silvën, De Bryjnen, Bernardo Silvën dhe Mahrezin. Kandidat për trofeun…

LIVERPUL- Kampioni do të tentojë të ruajë fronin me pak ndryshime. Spanjolli Adrian zëvendësoi portierin Minjole dhe të rinjtë Van De Berg e Eliot ishin afrimet në merkato. Klop ka në skuadër një sulm atomik dhe sërish ata janë nga pretendentët kryesorë për ta fituar Champions-in.

TOTENHEM- Nënkampionët surprizues në edicionin e fundit më në fund u futën në merkato. Lo Selso, Ndombele dhe Sesenjon ishin afrimet për të kënaqur Poçetinon. Largimet e Tripierit dhe Jorentes nuk e dobësojnë aspak një skuadër kaq kompetitive si në Angli, edhe në Europë.

JUVENTUS- “Zonja e Vjetër” do të luftojë për gjithçka. Me Kristiano Ronaldon, Juventusi u eliminua në çerekfinale në sezonin e kaluar. Në këtë merkato nuk janë kursyer aspak për t’u përforcuar dhe në skuadër u afruan De Ligt, Rabio, Bufon, Ramsej, Higuain dhe Danilo. Kampionët e Italisë janë favoritët për të triumfuar në këtë sezon të Ligës së Kampionëve.

BAJERN- Gjermanët kanë nisur një tjetër epokë. Pa Riberinë dhe Robenin do të kërkojnë të rikthehen në majën e Europës. Perisiç dhe Kutinjo në sulm i bashkohen Komanit dhe Gnabrisë. Në mbrojtje janë afruar futbollistët si Hernandez dhe Pavar. Edhe Dortmundi është një ekip që mund t’i surprizojë të gjithë në këtë sezon. PSG-ja nuk qëndron pas. Pavarësisht se Nejmar do të largohet, ekipi francez ka gjithçka tjetër për të luftuar në Champions.

Related posts

Donnarumma “ndez” aksin Milano-Paris, në lojë edhe Di Maria-Rabiot-Draxler

Isa.Autor

MANCHESTER CITY-NEWCASTLE/ Guardiola starton me De Bruyne, Bernardo, Torres dhe Sterling në sulm (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME/ MILANI shumë pranë mesfushorit të Man United, gati oferta “JOSHËSE”

Isa.Autor

Leave a Comment