Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT NDAJ TIRANËS/ Trajneri Shkëmbi: Nuk i vlerësoj lojtarët me 2 ndeshje, ja çfarë nuk më pëlqeu…

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi u shpreh i kënaqur me barazimin në sfidën e sotme ndaj Tiranës. Gjithashtu tekniku korçar evidentoi edhe problemet që hasi skuadra në këtë sfidë, teksa beson se në sfidat e ardhshme gabimet do përmirësohen.

 I kënaqur me barazimin?

Jam i kënaqur me rezultatin dhe deri diku me mënyrën si luajtëm. Pas pauzës kishim probleme. Pjesa e dytë diçka më mirë. Patëm shanse për ta fituar takimin, siç pati edhe Tirana me një rast ku goditi traversa.

Rastet dhe mungesa e golit…

Në çdo ndeshje po kërkojmë alternativa në fazën sulmuese. Do të doja që NikaĻ të shënonte. Humbi një rast të pastër. Jam i kënaqur me dëshirën, me luftën dhe besimin që treguan futbollistët, duke pasur parasysh se kundërshtari ishte shumë i fortë dhe ka bërë merkaton më të mirë këtë vit.

Kundërsulmet pa rrezikshmëri…

Tirana gaboi disa raste, duhet të kishim besimin e duhur për të shënuar dhe për të filtruar topat. Disa lojtarë nuk janë në gjendjen e tyre maksimale dhe kanë probleme psikologjike kur luajnë kundër Tiranës. Do mundohemi të përmirësojmë disa gjëra

Çfarë nuk ju pëlqeu?

Nuk më pëlqeu mosbesimi për të shënuar dhe për të goditur Tiranën. Edhe pasi i fundit. Në qoftë se do të ishim më të qetë, mendoj do t’i kishim goditur.

Mbrojtësat anësor dhe maja e sulmit. A janë këta lojtarë që mund t’i japin garanci klubit?

I japin garanci klubit dhe mua. Nuk i vlerësoj lojtarët me 2 ndeshje. Të 3 këta lojtarë jam i bindur që do të na ndihmojnë shumë dhe do të jenë ndër lojtarët më të mirë të kampionatit.

Related posts

24 FITORE NË 25 JAVË/ Ja rekordi që vendos Liverpool në futbollin anglez

Delo.autor

Liverpool hap bisedimet për të nënshkruar me Xherdan Shaqirin

Isa.Autor

Valverde: Kam rastin ta fitoj për herë të parë ‘Copa del Rey’

Q.Autor

Leave a Comment