Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ TEUTËS/ Flet Trajneri Duro: Nuk ishte e lehtë, kemi nevojë për…

Luftëtari u mposht nga Teuta me rezultatin 3-1 në sfidën e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë Superiore. Në prononcimin pas kësaj sfidë, trajneri Klodian Duro, deklaroi se ishte i vetëdijshëm për gjendjen e skuadrës, teksa është optimist se situata do të rregullohet në javët e ardhshme.

“Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e ekipit. Nuk ishte e lehtë në këto ditë, pavarësisht lojtarëve që nuk njohin njëri-tjetrin. 3 ndeshje brenda javës ishin shumë për ne. Kemi shumë për të bërë. Ndërprerja e kampionatit na bën shumë mirë. Kemi mundësi të punojmë. Shumica e lojtarëve vijnë pa fazë përgatitore dhe pa punuar njëri-tjetrin.

Gabimet naive në mbrojtje. Si do i zgjidhni? Çfarë iu shtyn të besoni që mund t’ia dilni me këtë Luftëtar?

U ula në stol në një moment të papritur. Po ndihmoja ekipin nga ana teknike, për të ndihmuar një klub solid. Vendosa të marrë përsipër këtë detyrë të vështirë. Me punë dhe shumë përkushtim do të arrijmë të rikthemi si taktikisht dhe me rezultate pozitive.

Nuk jam fshehur asnjëherë gjatë gjithë karrierës time, përgjegjësive. Nuk do të fshihem asnjëherë. Do punoj pa pushim për të lidhur të gjitha hallkat. Kemi nevojë për përgatitje fizike. Për të qenë të plotë gjatë gjithë 90 minutave nevojitet freski fizike. Futbollistët e rinj nuk janë harmonizuar. Ishim të vetëdijshëm për këtë gjendje. Nuk i ngarkon dot fizikisht. Duke bërë një minifazë përgatitore do te jemi më të fortë ndaj Flamurtarit në Gjirokastër. Kampionati jonë do të fillojë këtu.

Related posts

Nations League/ Southgate zbulon listën e të grumbulluarve ndaj SPANJËS, ka SURPRIZA

Isa.Autor

BUZËQESHIN TEK FERRARI/ LECLERC debutim ëndrrash, më i shpejtë se Vettel (VIDEO)

Isa.Autor

ANKTH TEK BARCELONA/ Konfirmohen dy raste me koronavirus

Delo.autor

Leave a Comment