Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Duro: Ky është një hap i madh sepse…

Klodian Duro, trajneri i Luftëtarit, ka folur pas ndeshjes me Partizanit, të cilën gjirokastritët e humbën me rezultatin 0-1. Duro ka komplimentuar Partizanin për fitoren dhe është shprehur se të kuqtë nuk vodhën asgjë dhe e kanë merituar.  Sipas tij, sot skuadra ka bërë një hap të madh përpara.

Humbja? “Si fillim komplimente Partizanit sepse fitoi por nga një gabim yni. Më pëlqeu skuadra sepse kemi bërë hap para dhe u bë futboll taktik, shumë i luftuar dhe jam i kënaqur nga ky hap para sepse nuk është e lehtë me futbollistë të rinj dhe të ardhur rishtazi që në pak kohë, të bëjmë këtë futboll dhe duke parë rezultatin”.

Besim? “Ky është një hap i madh sepse këta djem kanë nevojë për besim he me punën që po bëjmë në të gjitha drejtimet, arritëm të përballojmë Partizanin kampion. Të pësosh nga 16-çja me kokë, mendoj që kemi diçka për të rregulluar. Partizani nuk vodhi gjë. E meritoi fitoren”.

Merkato? “Mendoj se ne në kohë rekord kemi arritur të gjejmë futbollistët e duhur për t’i bashkangjitur grupin. Mendoj që me 4 futbollistët që nga nesër në mëngjes do të jenë pjesë e ekipit, do të përfitojë skuadra. Besoj që edhe me mbështetjen tonë, që në ndeshjen e ardhshme do të jemi më të plotë”.

Related posts

E FUNDIT/ Anglia luan ndaj Islandës në Shqipëri? E zbulon BBC. Fajin e ka… Danimarka

Delo.autor

KRAHASIMI/ Kritikohej për fizikun, shihni transformimin e ish-kampionit të…

F.autor

“NUK MOTIVOJMË DOT EKIPIN”/ Klubi i Superiores në hall. Sot sfidojnë…

Delo.autor

Leave a Comment