Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ LUFTËTARIT/Trajneri Lerda i shqetësuar: Duhet të përmirësohet në aspektin taktik, por…

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, u duk i kënaqur me fitoren në takimin ndaj Luftëtarit, por shqetësohet nga fakti që ekipi i tij nuk shënon rastet e shumta që krijon.

Trajneri Lerda tregon se pse i japin besim këta lojtarë.

Ndeshje e vështirë që u fitua me vuajtje. Partizani humbi shumë raste, këtë ekip prisni?

Kemi pasur 6-7 raste të rëndësishme për të mbyllur ndeshjen. Në futboll duhet të shfrytëzosh këto mundësi. Ajo që më lë shije të keqe, është fakti që nuk e mbyllëm. Nuk mund të shkojmë deri në fund me këtë gjendje.

Kujt ia dedikoni këtë fitore?

Fitoren ia dedikojmë Renisit, një tifozi tonë të vogël 14-vjeçar, i cili është aksidentuar dhe është në gjendje kome.

Çinari në krahun e djathtë. Pse e fusni në atë pozicion?

Çinari e futa aty sepse ka aftësi të mira teknike dhe taktike. Duhet të përmirësohet ende në aspektin taktik, por besoj shumë se mund ta bëjë mirë atë pozicion, sipas cilësive që ka.

Nuk është ky Partizani që pret personalisht, sepse ka bërë vetëm 1 gol…

Ne duam të fitojmë dhe të bëjmë gola. Ajo që ka rëndësi, është se kemi krijuar mundësi. Ndonjëherë i shënojmë, ndonjëherë jo. Por, më japin besim këta lojtarë, dhe në të ardhmen do jenë më të saktë në finalizim.

Related posts

KASTRIOTI shtang ekipet e SUPERIORES/ NICA shpalos planin e triumfit: Ja si e mundëm Kamzën

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Pas 10 minutash lojë, mesfushori Vila zhbllokon sfidën ndaj Kukësit (VIDEO)

Delo.autor

Vetëm Milani mund ta bëjë, fut në luftë fuqitë e mëdha

Sadik.Autor

Leave a Comment