Futboll Shqipëri Sport

PAS NJË SEZONI TË “PËRGJUMUR”/ Valon Berisha “vesh maskën” e luftëtarit: Kam mentalitet fituesi…

Rrugëtimi i tij ngjason me atë të shumë futbollistëve që kanë mbërritur te Lazio vitet e fundit. Shembujt nuk mungojnë, nga Luis Alberto, Felipe Anderson e deri tek gjiganti Milinkovic-Savic. Pas një sezoni të parë të përgjumur, kanë shpërthyer duke u shndërruar pika shumë të rëndësishme të skuadrës. Tani është momenti i Valon Berishës, që për “Corriere dello Sport”, u shpreh:

“Kam mentalitet fituesi. Në stërvitje dhe në ndeshje dua vetëm të fitoj. Dua të arrij formën dhe të luftoj për vendin e titullarit. Para se të vija te Lazio, nuk kam patur kaq shumë probleme. Isha ndalur vetëm një herë për arsye dëmtimi.”

Fjalë që kanë edhe mërzitjen brenda e që tregojnë gjendjen e vështirë që ka kaluar mesfushori sezonin e kaluar. Në fakt, nuk kanë qenë vetëm dëmtimet që e kanë vështirësuar përshtatjen e tij.

“E pata të vështirë kur erdha në Romë, sepse u gjenda vetëm. Familja ishte larg, e ndjeva largësinë.”

Një ndihmë e madhe për të ka qenë Thomas Strakosha, të cilin e konsideron vëlla.

“Familja ka qenë gjithmonë e rëndësishme për mua. Doja të vazhdoja studimet, sepse nuk isha i sigurt për të ardhmen si futbollist.”

Është momenti për të kthyer faqe dhe për të parë nga e ardhmja me optimizëm. Berisha është gati “të veshë maskën” e luftëtarit për ta ndihmuar Lazion të arrijë objektivin e madh sezonal: kualifikimin në Champions League.

Related posts

BAYERN I FRIKSHËM/ Shënojnë dy herë në 5 minutat e para ndaj Koln (VIDEO)

Delo.autor

MOTO GP/ “Doktor” Rossi merr vendimin e bujshëm: Kam vendosur të ndaloj në fund të…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Mbrojtësi “tradhton” Conten, arrin akordin me Atleticon për shifrën prej…

Delo.autor

Leave a Comment