Futboll Premier League Sport

PËRBALLJA E PARË ZYRTARE E SEZONIT/ Guardiola përgatitet për një tjetër sfidë ndaj…

“Do ta nisim nga zero dhe jemi gati ta pranojmë sfidën”.

Fjalë të Pep Guardiola-s, trajneri i Manchester City-t, në prag të Superkupës së Anglisë, sfida e parë zyrtare e sezonit që do të luhet të dielën. Përballë kampionëve të Anglisë do të jenë ata të Europës, Liverpool.

“Forma fizike e skuadrës nuk është shumë e mirë”, ka pranuar spanjolli në konferencë për shtyp. “Do të përdorim lojtarët që kanë luajtur më shumë minuta në fazën parapërgatitore, sepse kanë ritëm dhe e njohin situatën”.

“Lojtarët që kanë ardhur më mbrapa, ndoshta mund të luajnë disa minuta. Në Londër do të jetë nxehtë, por mendoj se të dielën do të luajmë me një intensitet të lartë”.

Guardiola nuk i ka kursyer elozhet për trajnerin e rivalëve, Klopp: “E respektoj shumë. Është një trajner i madh, skuadrat e tija kanë një identitet të qartë”.

“Është një sfidë e pabesueshme për mua sa herë që përballem me ekipet e tij. Mesazhi i tij është gjithmonë pozitiv. Sjellja e tij, përqafimet, të qeshurat, janë një gjë e bukur për futbollin”, ka thënë trajneri i City-t.

Related posts

ZYRTARE/ Merr fund telenovela e Ernest Muçit, Tirana jep përgjigjen përfundimtare

Delo.autor

SKANDALI NË DERBI/ Maldini telefonoi Ibrahimovic pas sherrit të shëmtuar me Lukakun, Milan vendos për suedezin

Delo.autor

Legjenda Zanetti kritika Argjentinës: Ekip i lodhur dhe pa ide!

Sadik.Autor

Leave a Comment