Futboll Seria A Sport

NIS FAZA E DYTË PËRGATITORE/ Inzaghi grumbullon 3 shqiptarë tek Lazio, ja emrat

Ditën e sotme, pas ndeshjes miqësore ndaj anglezëve të Bournemuth, Lazio do të nisë fazën e dytë të përgatitoreve, teksa ekipi do të jetë i grumbulluar dhe do të udhëtojë drejt Gjermanisë.

Në listën e lojtarëve të grumbulluar bie në sy edhe prezenca e portierit të ri shqiptar, Marko Alia.

Ai është pjesë e të rinjve të Lazios, megjithatë tekniku Inzaghi i ka dhënë shansin për të fituar më shumë eksperiencë, teksa do të stërvitet së bashku me titullarin e padiskutueshëm të kryeqytetasve, Thomas Strakosha.

Ndërkaq, në listë është përfshirë edhe mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha.

Lojtari vjen nga një dëmtim i pësuar në fundin e sezonit të kaluar, megjithatë duket se e ka lënë pas dhe është gati të marrë ngarkesë të plotë.

Related posts

SËRISH ME PROBLEME FRANCA/ Do të mungojnë kundër Kombëtares dy lojtarët kryesorë…

Delo.autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Juventusi i Sarrit po “PUSHTON” Europën, ja rekordi

Delo.autor

ZYRTARE/ Milan nuk ndalet në merkato, siguron shërbimet e mesfushorit francez nga Monaco

F.autor

Leave a Comment