Futboll La Liga Sport

PRAPASKENA BARCELONA-GRIEZMANN/ Drejtuesit e Atleticos kanë në dorë provën që fundos “katalanasit”

Drejtuesit e Atletico Madrid kanë provën që mund të detyroi klubin katalanas që të paguaj edhe 80 milion euro të tjera për sulmuesin francez.

Atyre i ka rënë në dorë një email i dërguar nga menaxheri i sulmuesit Antoine Griezmann,  Sevan Karian, motrës së tij Maud dhe babait, ku ju thotë se po bëheshin negociata të fshehta mes Griezzman dhe Barcelonës.

Kjo provë mund të detyroi klubin katalanas që të paguaj edhe 80 milion euro të tjera për sulmuesin francez.

Dokumenti i publikuar nga “El Mundo” kompromenton klubin katalan, pasi FIFA nuk e lejon nisjen e bisedimeve me një futbollist nëse nuk është koha e duhur (nuk duhet të ketë mbetur më shumë se 6 muaj nga kontrata në fuqi).

E-mail-i ka përfunduar te Miguel Ángel Gil Marín dhe po përdoret si provë nga Atletico në përplasjen ligjore me Barcelonën.

Sikurse shkruan “El Mundo”, menaxheri i Griezmann shpjegon në e-mail se Barcelona i ofronte sulmuesit francez të njëjtat kushte si verën e kaluar, para se të firmoste rinovimin e kontratës me “Los Colchoneros”.

Barcelona pagoi klauzolën e largimit, që ishte 120 milionë euro pas 1 korrikut, por për fakti që bisedimet mes katalanëve dhe futbollistit kanë nisur para kësaj date, Atletico kërkon edhe 80 milionë të tjera, që të arrihet shifra totale 200 milionë.

E-mail konsiderohet çelësi i kësaj çështjeje, edhe pse Barcelona e mohon ekzistencën e një parakontrate me Griezmannin, duke pretenduar që kërkesat e “Los Colchoneros” nuk kanë kuptim.

Related posts

U LARGUA NGA BARCELONA KËTË VERË/ Rrëfehet mesfushori Rafinha: Është e vështirë t’i thuash lamtumirë, por…

Delo.autor

MORA NJË GODITJE NË KAVILJE DHE…”/ Lorenc Trashi: U mundova të zbatoja detyrat që më la trajneri Reja

Delo.autor

GJATË PREZANTIMIT TEK BRESCIA/ Zbuloni detajin e “çmendur” të Balotellit (FOTO)

F.autor

Leave a Comment