Futboll Ligue 1 Sport

PSG “ÇMEND “UEFA-N”/ Blerja e re shmang “Fair Play” Financiar, ja lëvizja befasuese

PSG ka gjetur një mënyrë të re për të shmangur gjobën dhe rrezikun që i vinte nga një vendim i UEFA-s për shkeljen e rregullave të FFP, për shkak të shpenzimeve në merkato.

Të ardhurat që shkonin në arkën e PSG-së nga sponsori nga Katari nuk u llogaritën nga organi më i lartë i futbollit në Europë, pasi konsiderohen të ardhura të vet-financuara, duke qenë se presidenti Nasser Al-Khealifi ka lidhje me qeverinë e Katarit.

Për të shtuar të ardhurat klubi parisien lidhi kontratë me një sërë kompanish si: Unibet, Renault, Socios.com, Lovebet, Hubside dhe MSC Cruises. Po ashtu, në listë janë edhe kontrata e vjetra me: Ooredoo, Orange, Mumm, American Express, Hugo Boss dhe Coca Cola. Që në total, nga të gjitha këto marrëveshje reklamimi arkëton rreth 50 milionë euro.

Për të rregulluar përfundimisht bilancin, PSG ka prishu marrëdhënien me sponsorin kryesor “Fly Emirates” që paguante 25 milionë euro ën vit, për të lidhur marrëveshje me “Accor Group”. Nga kjo kompani kampionët e Francës do të përfitojnë 60 milionë.

Një lëvizje tjetër parashikohet edhe nga krijuesi i fanellave, aktualisht PSG përfiton 25 milionë euro nga “Nike”, por në Francë kanë mësuar se po finalizohet marrëveshja me “Puma”-n, nga të cilët do të përfitojnë 75 milionë euro në vit.

Në këtë mënyrë pritet që të mbyllet hendeku mes parave të shpenzuara dhe atyre që hyjnë në klub, kështu shmanget edhe një dënim nga UEFA, që ishte parashikuar deri në përjashtim nga kompeticionet evropiane.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Juventus mposht Kampionët e Europës falë golit të Chiesas

Delo.autor

POTHUAJSE E KRYER/ Bayerni gati për blerjen e tretë të madhe

F.autor

Lazio gjen zëvendësuesin e Strakoshës, nesër bëhet zyrtarizimi

Isa.Autor

Leave a Comment