Futboll Kategoria Superiore Sport

PUBLIKOHET SHIFRA/ Ja sa vlen Tirana sipas kartonëve të lojtarëve. Më i shtrenjti është… (FOTO)

Tirana vlen 4.15 milionë euro në merkato dhe është skuadra e tretë për nga vlera në Kategorinë Superiore pas Partizanit dhe Kukësit.

Vlerësimi më i fundit i bërë nga “transfermarkt” për bardheblutë tregon se ekipi nga 3.7 milionë euro në vlerë është rritur në rreth 4.15 milionë euro. Skuadra tani ka lojtarë që vlejnë goxha, por në fakt janë shumë larg vlerës 4.8 milionë euro të gushtit 2018.

Bardheblutë kanë larguar shumë futbollistë dhe vlera e tyre i kalon 1.5 milionë euro, çka penalizon vlerën e Tiranës. Për statistikë, lojtarët më me vlerë të Tiranës aktuale janë: Elton Kale me 450 mijë euro, Agustin Torasa e Idriz Batha, 350 mijë euro. Nga froni ka rënë Edon Hasani që deri dje ishte lojtari më me vlerë i Tiranës.

GUSHT 2018 – Në gushtin e sezonit të shkuar, 24 herë kampionët ishin në tri skuadrat më të vlerësuara të Superiores. Asokohe Tirana vlerësohej rreth 4.8 milionë euro në “transfermarkt”. Kjo do të thotë se bardheblutë ishin në top 3-shen e Superiores si vlerë skuadre.

Image

Një ngjitje e madhe në vlerë rreth 1.5 milionë euro brenda një sezoni, duke llogaritur se Tirana vinte nga Kategoria e Parë. Afrimet e Blazhevskit, Berishës, por edhe afrikanëve kishin bërë që vlera e bardhebluve të rritej shumë në merkato. Pa dyshim që mes 26 lojtarëve të Tiranës ekziston futbollisti më i shtrenjtë. Ai ishte Erjon Hoxhallari. Kartoni i tij vlerësohej 325 mijë euro.

Më pas, Erando Karabeci me 275 mijë euro dhe dihen vlerat e kapitenit. Talenti Albi Doka vlerësohej 250 mijë euro, ashtu si Eni Imami. Kartonët e Dorian Kërçikut dhe Asion Dajës kuotoheshin me 225 mijë euro. Nga të huajt Dejan Blazhevski vlerën e kartonit e kishte 300 mijë euro, ndërkohë që Sedat Berisha vlerësohej 250 mijë euro. Anglezi Ngo vlerësohej nga “transfermarkt” 150 mijë euro.

Image

MARS 2019 – Vlerësimi i marsit 2019 të “transfermarkt” e mbante shumë poshtë Tiranën në Superiore ose si një nga katër ekipet më pa vlerë të kampionatit. Skuadra vlerësohej 3.65 milionë euro, por ekipi nga dy-tri vite më parë kishte zbritur në vlerë rreth 50 për qind.

Vetëm një shifër tregon se Tirana nga 5.5 deri në 6 milionë euro vlerë lojtarësh, në mars 2019 vlerësohej 3.65 milionë. Në sezonin 2014-2015 Tirana vlerësohej 5.63 milionë euro, në sezonin 2015-2016, gjashtë milionë euro, në sezonin 2016- 2017, 3.93 milionë dhe në sezonin 2017-2018, 3.15 milionë euro. Për disa muaj ka ndryshime të mëdha edhe te vlera e lojtarëve të veçantë.

Edon Hasani në mars 2019 ishte futbollisti më i vlefshëm me 300 mijë euro. Më pas vinin Karabeci e Doka, kartoni i të cilëve vlente 250 mijë euro e me radhë Daja, Imami. Hoxhallari, i cili deri ishte lojtari më i shtrenjtë, në mars ishte në vendin e katërt së bashku me katër futbollistë të tjerë. Rritjen më të madhe në vlerë e kishte bërë Alesio Abibi, që më parë kuotohej 50 mijë euro. / panorama sport

Related posts

Barcelona nuk ndalet, Messi shënon ndaj Leganes

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ “Strategu” Lucescu tradhëton Shakhtarin e tij dhe firmos për rivalët e urryer!

Delo.autor

AKORDI COUTINHO-ODEGAARD/ Projektohet shkëmbimi që i kursen Barcelonës 23 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment