Bundesliga Futboll Sport

COUTINHO DO TË VESHË FANELLËN “BAVAREZE”/ E konfirmon edhe Bayerni: Jemi të lumtur që e bindëm… (FOTO)

Philippe Coutinho do të veshë fanellën e Bayern Munich.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i klubit gjerman, Hasan Salihamidzic

Coutinho?” Po, unë dhe Rummenigge ishim në Barcelonë këtë javë dhe kemi arritur marrëveshjen. Jemi shumë të lumtur që e bindem Coutinhon të vijë në Mynih”, tha Salihamidzic.

“Coutinho na jep më shumë opsione, ai mund të luaj si 10-sh e po ashtu edhe anësor. Nëse e keni shikuar Kupën e Amerikës e keni kuptuar se sa i mirë është. Fansat mund të jenë të entuziazmuar”.

“#FCBayern dhe FC Barcelona kanë rënë dakord një marrëveshje në parim për transferimin e Philippe #Coutinho në formë huazimi me një mundësi për ta blerë”, thuhet në reagimin zyrtar të Bajernit.

Coutinho do të transferohet në Bayern në formë huazimi me opsionin e blerjes në vitin 2020, por që deri më tani nuk është bërë i ditur çmimi.

Tashmë braziliani pritet të mbërrijë në Mynih për të kryer testet mjekësore.

Related posts

TIRANA-LAÇI/ Plas keq sherri në Tunel, ja si u godit sulmuesi (VIDEO)

Delo.autor

Reali në kaos total, Leganes e eliminon nga Copa del Rey

Q.Autor

ZYRTARE/ Fitoi Kupën e Botës me Italinë, ish-lojtari i Juventus emërohet trajner në Ballkan… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment