Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ CHIEVOS/ Spalletti: Të shohim vetëm atë çfarë ndodh në fushë, për të…

Nuk është ende momenti për të programuar pushimet: Interi luan tri ndeshje në tetë ditë, po ashtu si pjesa tjetër e konkurrentëve në Serinë A. Dhe, mes çështjeve për rinovimet dhe disa polemikave jashtë fushe, nuk ndihet as fryma festive e Krishtlindjeve.

Asgjë tragjike, me siguri, pasi tek Interi në të kaluarën janë kaluar edhe stuhi më të forta. Si gjithmonë metoda më e mirë për të qetësuar situatën janë rezultatet. Sot, kundër Kievos, nevojitet fitorja për të përballur me më shumë qetësi supersfidën e javës së ardhshme kundër Napolit: me “axurrët” e Karlo Ançelotit ka rivalitet për vendin e dytë.

Luçiano Spaleti, megjithatë, në konferencën për shtyp është shprehur i bindur që “çështja” lidhur me rinovimin e Ikardit nuk do e influencojë ambientin: “Jam i qetë. I gjithë grupi ndjek një etikë korrekte: shohim vetëm atë çfarë ndodh në fushë. Për të tjerat mendon klubi”.

I njëjti diskutim vlen për Naingolanin, mes momentit jashtë forme dhe vjedhjes së çeqeve: “Mund të them vetëm se ka kaluar javën në fushë. Është stërvitur mirë, lajmet jashtë fushe nuk më takon mua t’i komentoj. A luan nesër (sot)? Do e them në mbledhjen teknike përpara ndeshjes, për respekt të pjesës tjetër të lojtarëve që stërviten me mund gjatë gjithë javës”.

SHIFRA

Interi do e mbyllë vitin 2018 me disa pikë më pak krahasuar me atë të kaluarin: “Diferenca e pikëve ka një rëndësi relative, sepse ka rëndësi edhe mentaliteti i skuadrës. Vjet barazuam me Juven, por personalisht më pëlqeu humbja e këtij viti për nga mënyra si e interpretuam ndeshjen.

Duhet të arsyetojmë gjithmonë në mënyrë kolektive për të arritur objektivat”. Gjatë kohëve të fundit është rikthyer disi vartësia nga Ikardi, në nivel realizimesh: “Mauro ka luajtur thuajse gjithmonë, loja jonë parashikon që ai duhet ta përfundojë manovrën sulmuese. Jam dakord me aspektin që lojtarët rreth tij duhet të gjejnë më shpesh rrugën e golit për të na ndihmuar me ngjitjen në klasifikim”.

MERKATO DHE KIEVO

Jemi në dhjetor dhe po afron seksioni dimëror i merkatos: “Vështirë të bësh përmirësime në këtë skuadër, duke konsideruar cilësitë që kemi. Nëse do shfaqen mundësitë, megjithatë, drejtuesit do jenë në gjendje t’i shfrytëzojnë. Heqja e limitimeve të ‘Fair Play Financiar’ do jetë një avantazh i shtuar: shtohen lojtarët që do kemi në gatishmëri për kompeticionet e ardhshme.

Diferenca, megjithatë, do bëhet duke afruar kampionë që ndryshojnë ndeshjet”. Gjithashtu, edhe duke blinduar yjet aktualë: “Shkrinjar? Tani kemi shumë lojtarë që u interesojnë klubeve të tjera: Milani është një kolonë e vështirë për t’u larguar; për mua është perfekt, përveç emrit…”.

Spaleti nuk do hiqte dorë as nga Miranda, i cili po kërkon më shumë hapësira: “Është një element i rëndësishëm, por më duhet të zgjedh edhe në bazë të përgatitjes së lojtarëve të tjerë. Këtë vit nuk kemi asnjë ‘rezervë’, por vetëm lojtarë të nivelit të lartë”.

Qendërmbrojtësi brazilian do qëndrojë me shumë mundësi jashtë skuadrës që do udhëtojë në Veronë; ndërsa Dalbert, në krahun tjetër, është përfshirë në listë (dhe ndoshta do jetë në fushë nga 1′). Spaleti përfundon konferencën, duke nënvizuar forcën e Kievos: “Janë përmirësuar, kundër Napolit barazuan dhe ndoshta do kishin merituar më shumë: nëse nuk hyjmë në fushë me mentalitetin e duhur, do hasim me siguri vështirësi”.

Related posts

Skënderbeu tregon “dhëmbët”, Bregu debuton me gol që në ndeshjen e parë

Isa.Autor

KLIMË ARMIQËSORE NË HOLANDË/ Hamilton injoron tifozët: Më vërshëlleni sa të doni

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Inter nuk ndalet, D’Ambrosio mposht portierin kundërshtar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment