Futboll Sport

SARRI KËRKON NJË MBROJTËS/ Juventus shfaq interes për lojtarin e “Djajve të Kuq”…

Drejtuesit e Juventusit janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, pasi kanë vendosur që Luka Pelegrinin, ta huazojnë tek Kaljari, në mënyrë që të marrë më shumë eksperiencë.darmian-sot

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, Juventusi ka hedhur sytë nga mbrojtësi i Mançester Junajtid, Mateo Dramian, për të cilin kanë shfaqur interes edhe më parë. Mbrojtësi italian fiton 2.5 milionë euro në sezon me “Djajtë e Kuq”, dhe ka një kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Kampionët e Italisë, do të tentojnë ta transferojnë atë në Torino, teksa edhe dëshira e lojtarit është të rikthehet Serie A.2627810-54378890-2560-1440

Pas largimit të Kanselos, tani bardhezinjtë do të largojnë edhe  një mbrojtës tjetër si Pelegrini, por këtë herë në formën e huazimit. Dhe në këtë situatë drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, janë hedhur në sulm për të gjetur një lojtar tjetër në atë krahë, të cilin duket se e kanë gjetur në Premier Ligë.

Related posts

MEZANI e thotë hapur: Më mirë kështu sesa dy barazime, skuadra nuk ka forcë kur pëson gol

Isa.Autor

PAS HUMBJES NDAJ REAL MADRIDIT/ Simeone: Nuk ishte faji i VAR, ja kush është motivi i dështimit

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Shkarkoi Mourinho-n pak kohë më parë, Tottenham përgatit rikthimin në stol

Delo.autor

Leave a Comment