Champions League Futboll Sport

FINALJA E MADHE E CHAMPIONS-IT/ Ja statistikat e Mançester Siti-Çelsi

Çelsi i ka fituar dy ndeshjet e fundit kundër Mançester Sitit në të gjitha kompeticionet, gjysmëfinalen e Kupës FA dhe Premier Ligë, që kur në stol është ulur Tomas Tuhel.

– Mançester Siti është skuadra e nëntë angleze që arrin në finalen e Kupës së Kampioneve / Ligës së Kampioneve, të paktën tre më shumë sesa çdo vend tjetër (Gjermania dhe Italia kanë nga 6).

– Ky është viti i tretë radhazi në të cilën një nga dy skuadrat debuton në finalen e Kupës së Kampioneve / Ligës së Kampioneve: Totenhemi në 2019, PSG në 2020 dhe Mançester Siti në 2021. Si Çelsi, ashtu edhe Siti kanë pësuar vetëm 4 gola këtë sezon në Champions.

– Mançester Siti ka fituar 11 ndeshje këtë sezon në Ligën e Kampioneve. Një fitore në finalen e sotme do të barazonte rekordin e Realit të Madridit në 2001-02.

– Pep Guardiola kërkon të fitojë Champions-in e tretë në karrierën e tij pas atyre në 2009 dhe 2011 me Barcelonën. Ai do të bëhej trajneri i tretë që e fiton kaq herë Ligën e Kampioneve, duke barazuar Karlo Ançelotin (2003, 2007, 2014) dhe Zinedin Zidanin (2016, 2017, 2018).

siti celsi 1

– Tomas Tuhel është trajneri i parë që arrin në finalen e Ligës së Kampioneve në dy sezone radhazi me dy klube të ndryshme. Gjermani mund të bëhet tekniku i tretë që humbet dy finale radhazi pas Marçelo Lipit (1997 dhe 1998, Juventus) dhe Hektor Kuperit (2000 dhe 2001, Valencia).

– Fill Foden pritet të bëhet anglezi i tretë më i ri që luan titullar në një finale të Champions-it pas Ouen Hargrivsit në 2001 me Bajernin e Mynihut (20 vjeç e 123 ditë) dhe Trent Aleksander-Arnold me Liverpulin në 2018 (19 vjeç e 231 ditë) dhe në 2019 (20 vjeç e 237 ditë).

– Eduard Mendi e ka ruajtur portën të paprekur në 8 ndeshje nga 11 këtë edicion në Champions. Vetëm dy portierë nuk kanë pësuar gol në 9 ndeshje gjatë një sezoni: Santiago Kanizares me Valencian në 2000-‘01 dhe Kejlor Navasi me Realin e Madridit në 2015-‘16.

– Tiago Silva (PSG 2020, Çelsi 2021) mund të bëhet futbollisti i pestë që luan në dy finale radhazi me skuadra të ndryshme pas Marsel Dezai (Marsejë 1993, Milan 1994), Paulo Souzës (Juventus 1996, Borusia Dortmund 1997), Samuel Etosë (2009 Barcelona, 2010 Inter) dhe Alvaro Moratës (2014 Real Madrid, 2015 Juventus).

Related posts

Njihuni me ​10 fyerjet brutale të “Little Man” MOURINHO

Q.Autor

NDESHJA NDAJ ATLETICOS/ Shansi i fundit i Koeman? Përgjigjja e Laporta nuk lë vend për dyshime

Delo.autor

KLUBI ËSHTË PRANË NGJITJES NË SERIE A/ Berlusconi bën gjestin e madh për studentët e rajonit të Monzës

Delo.autor

Leave a Comment