Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Zv. trajneri Martuskielo optimist : Synimi ynë i vetëm është….

Juventusi do të përballet ditën e nesërme me Napolin, në një sfidë që do ta luajnë në praninë e tifozëve të tyre. Kjo pritet të jetë një sfidë shumë e bukur edhe për faktin se të dyja skuadrat shihen si pretendentet kryesore për të fituar titullin kampion në fund të sezonit.

Për sfidën e nesërme ne pankinën e Juventusit do të jetë Martuskielo, për shkak se Sarri ka disa probleme shëndetësore dhe e ka të pamundur ta drejtojë skuadrën në këtë ndeshje kaq të rëndësishme.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme, zëvendës trajneri është shprehur: “Napoli është një ekip i shkëlqyer, i stërvitur mirë nga Ançeloti. Edhe pse është fillimi i kampionatit përsëri kjo është një ndeshje e rëndësishme dhe ne jemi të motivuar për të bërë mirë. Për mua loja e nesërme do të jetë e veçantë, si në aspektin profesional dhe atë personal. Qëllimi ynë i vetëm për nesër është vetëm fitorja. Pas përfundimit të stërvitjes sot, do jem më i qartë për sa i përket formacionit që do të hedh nesër në fushë.”, theksoi 48-vjeçari.

Gjithashtu ai foli edhe për mundësinë që Sarri të jetë i pranishëm ditën e nesërme në pankinë: “Sarri ka qenë gjithmonë i pranishëm në stërvitje. Ai është mirë, duhet të kryejë disa vizita pasdite dhe më pas do të shohim nëse mund të jetë bashkë me ne nesër. Uroj që ai të jetë me ne, sepse ai është trajneri i Juventusit.”, përfundoi Martuskielo.

Related posts

MBROJTËSI SHQIPTAR BËRI DEBUTIMIN ME NAPOLIN/ Menaxheri Aliaj zbulon të ardhmen e Rrahmanit: Do të luajë për…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Pas një kombinimi fantastik të rusëve, Miranchuk ndëshkon me një “PERLË” Finlandën (VIDEO)

Delo.autor

LUIZA GEGA NUK I VENDOS VETES LIMITE/ Rekord absolut me tre medalje ari në Kampionatin Ballkanik

F.autor

Leave a Comment