Futboll La Liga Sport

VAZHDON “TELENOVELA” NEYMAR/ Këtë lajm të “Mundo Deportivo-s” nuk e priste askush

Kur na ndajnë edhe 3 ditë nga fundi i merkatos, vazhdon “telenovela” Neymar.

Media të ndryshme herë pas here bëjnë raportime kontradiktore, fillimisht u përfol për arritjen e marrëveshjes mes Barcelonës dhe PSG-së, por së fundmi e përditshmja “Mundo Deportivo” ka shtangur të gjithë tifozët katalanas.

“Barça nuk i pranon kërkesat e klubit francez dhe nënshkrimi duket se pothuajse i përjashtuar”, shkruan “MD”.

Thuhet se katalanasit janë tërhequr përfundimisht nga nënshkrimi me Neymarin pasi PSG-ja nuk heq dorë duke kërkuar 222 milionë euro për shitjen e kartonit të 27-vjeçarit.

Kërkesë kjo që nuk plotësohet nga katalanasit, ndërsa negociatat pothuajse janë “ngrirë”.

Related posts

FRIKË NGA COVID-19 DHE DISA MUNGESA/ Trajneri i Wolfsburg nuk i druhet Kukësit dhe asnjë pengesë

Delo.autor

Nuk i ndahet tersi Kombëtares/ Odise ROSHI i thotë lamtumirë Ligës së Kombeve (FOTO)

Isa.Autor

I GATSHËM TË BRAKTISË BARCELONËN/ Vidal pranë rikthimit në Itali

Delo.autor

Leave a Comment