Futboll Seria A Sport

SHËNOI GOL TË ÇMENDUR NDAJ LECCES/ Flet Candreva: Na pret një sezon i gjatë…

Antonio Candreva ka shprehur lumturinë e tij pas fitores 4-0 në duelin ndaj Lecces, java e parë në Serie A.

“E prisnim një start të tillë, e përgatitëm ndeshjen nga dita e parë e grumbullimit dhe po prisnim vetëm të zbrisnim në fushë”, tha Antonio Candreva.

Çfarë ndryshoi nga Spalletti te Konte? “Viti i kaluar duhet lënë pas krahëve, tani ka nisur një sezon i ri me një trajner të madh dhe kampionati është i gjatë. Kemi shumë ndeshje përpara, le të gëzohemi me paraqitjen, por nga nesër (sot) duhet të rikthehemi në punë. A ndiej një besim të shtuar në nivel personal? Po, vitin e kaluar thuajse e humba të gjithin, duke qëndruar në stol dhe këtë sezon dua të rikthehem mes protagonistëve”.

Mesfushori italian vendosi veten në vitrinë me një gol të shkëlqyer disa minuta përpara përfundimit të ndeshjes.

“Tifozët nuk e kanë humbur kurrë besimin, dua t’i falënderoj, goli më mungonte shumë dhe jam i lumtur që e rigjeta”.

Ikardi? “Dimë aq sa ju, janë çështje që i përkasin klubit dhe Mauros. Skuadra duhet vetëm të mendojë të punojë, sepse të dielën na pret një sfidë e ndërlikuar”.

Related posts

Walter Sabatini i bashkohet Sampdoria-s…

Sadik.Autor

Ja ku mund ta shihni falas finalen e Champions League

Sadik.Autor

“KOSOVARËT KANË HAPUR SHTËPITË PËR NJERËZIT E PREKUR”/ Etrit Berisha flet për situatën: Familjarët e mi dolën natën në rrugë…

Delo.autor

Leave a Comment