Futboll Premier League Sport

SHERRI ME AGUERON/ Flet Guardiola: Ja e vërteta

Pep Guardiola sqaron zënkën e tij me Serxho Agueron në momentin e zëvendësimit kundër Totenhemit ditën e shtunë.

Trajneri i Sitit nxori nga fusha golashënuesin argjentinas në minutën e 66-të, për t’i bërë vend Gabriel Zhezusit. Por sulmuesi nuk e priti mirë zëvendësimin, duke shkuar të konfrontohej me teknikun spanjoll. Debati vazhdoi për 44 sekonda dhe për të shuar gjakrat ndërhyri edhe asistenti i Pepit, Mikel Arteta.

Megjithatë, paqja u vendos që gjatë ndeshjes, në momentin kur kampionët shënuan edhe golin e 3-2 me Zhezus në shtesë, por që VAR e anuloi. Një përqafim dhe mosmarrëveshja u shua. Por përse u nxehën gjakrat aq shumë? “Ishte një keqkuptim”, shpjegon Guardiola. “Serxho ishte i mërzitur, sepse mendonte se unë e fajësova për golin e dytë të barazimit të Totenhemit. Emocionet ishin të mëdha”.

Related posts

GJESTI ROMANTIK/ Ribashkohet çifti Melisa Sata-Boateng, më të lumtur se kurrë (FOTO)

Delo.autor

“BALCKOUT” NË PREMIER LEAGUE/ Ja pse vetëm amerikanët mund të shohin ndeshjet e “Të Kuqve” dhe Manchester Cityt

Delo.autor

HYRI NGA FUSHA DREJT TEK TIFOZËT/ Futbollisti i Tottenham rrezikon të penalizohet rëndë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment