Futboll Kategoria Superiore Sport

“SHPËRTHEN” LUFTËTARI NË MERKATO/ Klubi finalizon pesë blerje brenda ditës, ja emrat

Luftëtari shpërthen në limitin e merkatos dhe kompleton skuadrën që do të përballojë sezonin në Kategorinë Superiore. Ashtu siç paralajmëroi edhe trajneri Klodian Duro pas ndeshjes me Partizanin, sot klubi gjirokastrit ka finalizuar marrëveshjet me pesë lojtarë që mendohet se do të bëjnë diferencën.

logo 2

Përveç sulmuesit tiranas, Mario Morina, i cili vjen pas një sezoni te Prishtina, Luftëtari ka firmosur me qendërmbrojtësin holandez, Cerezo Hilgen, si dhe sulmuesin nga Surinami me nënshtetësi holandeze, Angelmo Vyent. Të dy vijnë nga kampionati grek, teksa kanë luajtur në sezonin e fundit për Kallamatën dhe AO Episkopi. Në të kaluarën kanë qenë pjesë e Volendam dhe Fejnord në Hollandë.

Ndërkohë, ka firmosur edhe mesfushori shqiptar, Bledi Muça, i cili është formuar si futbollist në Greqi dhe ka luajtur në disa skuadra helene. Bëhet fjalë për një lojtar që mund të bëj disa pozicione në mesfushë. I fundit që ka firmosur është mesfushori grek, Paraskevas Prikas, i cili në luan në qendër të këtij reparti. Lojtarët janë prezantuar sot nga drejtori teknik, Artur Dade, në prani edhe të menaxherëve të tyre, Bruno Dodi dhe Vasil Xhai.

Related posts

Dështoi transferimi në moment të fundit, presidenti i ekipit francez ironizon keq Liverpulin

Sadik.Autor

Formacionet zyrtare: Wigan – City

Q.Autor

I DHUROI REALIT TITULLIN E 34-TË/ Zidane: Trofe me shije të veçantë, më i vështiri. Jam shumë…

Delo.autor

Leave a Comment