Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRIA U-19/ Pas Real Madrid, Kombëtarja humbet edhe me Dinamon e Zagrebit

Përfaqësuesja shqiptare U-19 është mundur edhe në ndeshjen e dytë të saj në turneun ku po merr pjesë në Zagreb, duke u mposhtur këtë radhë nga Dinamo vendase.

Ashtu si në ndeshjen e një dite më parë ndaj Real Madridit, edhe sot kuqezinjtë e drejtuar nga Nevil Dede janë mundur me shifrat 2-1, edhe pse duhet theksuar se këtë herë kanë zhvilluar një ndeshje më të mirë se ndaj madrilenëve duke krijuar raste para portës kundërshtare, sidomos në pjesën e dytë.

Pasiguritë në prapavijë i kanë kushtuar shtrenjtë kuqezinjve ku trajneri Dede kishte bërë disa zëvendësime duke lënë jashtë nga formacioni titullar Lucajn, Beun, Gashin e Prengën në krahasim me ndeshjen me madrilenët.

Kësisoj, kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë në dizavantazh të dy golave.

Edhe pse krijoi shumë raste në fraksionin e dytë të lojës, goli i Shqipërisë erdhi shumë vonë me Muçin, i cili realizoi me kokë pas një goditje nga këndi.

Kuqezinjtë e mbyllin nesër pjesëmarrjen e tyre në këtë turne me sfidën kundër Olimpija Ljubljanës.

Related posts

I PREMTON BESNIKËRI KLUBIT TË INTER/ Marotta: Këtu kam ardhur për cikël. Ja pse ika nga Juventus…

Delo.autor

KLUBI KA DITËLINDJEN/ KF Tirana feston 99 vjetorin e themelimit, i bëjnë një premtim tifozëve (FOTO)

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ MALMOS/ Sarri në vështirësi: Ne kemi nevojë për një rezultat që…

Delo.autor

Leave a Comment