Futboll Kategoria Superiore Sport

ALARMOHEN TEK TIRANA/ Ngo ndërhyn keq dhe dëmton Osmanin në stërvitje (FOTO)

Te Tirana ka gjith monë vetëtima në qiell të kthjellët. Edhe kur nuk ka probleme, pakujdesitë shkaktojnë kaos në ekip, aq sa shqetësojnë trajnerin Ardian Mema dhe gjithë skuadrën.

68585249_2338006113122164_1402549973127528448_o

Në një ndeshje të thjeshtë brenda llojit pa shumë pretendime, një ndërhyrje në kavilje e Majkëll Ngosë ka dëmtuar Tefik Osmanin. Dhe të thuash që dueli ishte në mesfushë. Kjo ka sjellë alarmin e të gjithëve, saqë është lënë edhe stërvitja dhe i është dhënë ndihma e parë mbrojtësit, i cili ka braktisur stërvitjen.

NGJARJA

Ka qenë ora 19:10. Skuadra kishte lënë pas anën taktike dhe stërvitjen e forcës dhe Mema urdhëron një ndeshje mes grupit. Në një moment në mesfushë, Majkëll Ngo i ndërhyn në kavilje Tefik Osmanit, i cili bie në tokë dhe përpëlitet. Mbrojtësi fillon të ankohet, ndërsa Ngo mundohet që ta qetësojë dhe të kërkojë falje. Në fillim të gjithë menduan një ndërhyrje të thjeshtë, por pas ankesave të Osmanit të shtrirë fushë, kanë vrapuar mjekët.

osmani batha

Shokët e skuadrës dhe trajneri i janë afruar mbrojtësit, dukshëm me dhimbje, ndërsa anglezi kërkonte falje. Pas kurave të momentit, Arzen Voci nxjerr nga fusha Tefik Osmanin, dukshëm duke çaluar, ndërsa Ngo ja e shoqëron deri pranë dhomave të zhveshjeve. Osmanin e ndoqi edhe Ardian Mema si në atë moment dhe pas stërvitjes, duke verifikuar gjendjen e mbrojtësit kryesor të ekipit.

Related posts

Po raportonte nga Rusia, një i panjohur puth “live” gazetaren kolumbiane (VIDEO)

Sadik.Autor

Babai i Granit Xhakës flet për gjobën nga FIFA: Paratë e mbledhur nga Rama do të…

Isa.Autor

TENSIONE BRENDA KLUBIT/ Paratici fillon të bëhet i “bezdisshëm”, lojtarët e Tottenham nuk e duan. Ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment