Futboll Kategoria Superiore Sport

SKANDALI ME STADIUMIN E LUFTËTARIT/ Ja prapaskenat në Gjirokastër për shkatërrimin e fushës

Hije skandali me fushën e stadiumit “Gjirokastra”. Nëse ekipi mund të thuhet se u shpërbë prej keqmenaxhimit që i kanë bërë drejtuesit me në krye Tavon në vitin e fundit, tapeti i stadiumit është shembulli se si gjithçka mund të shkatërrohet nëse klubi mbetet në duart e atyre që në qytetin e Gjirokastrës prej kohësh akuzohen nga tifozët.

Punëtorët e stadiumit kanë meritën për mirëmbajtjen që i kanë bërë tapetit dhe impiantit në këto tri sezonet e fundit (stadiumi “Gjirokastra” ka qenë model), por tashmë ata, për fat të keq, kanë dalë jashtë loje. Njeriu që lidhet direkt me shkatërrimin e fushës mban emrin e Vangjel Çavos. Ky i fundit është marrë enkas me tapetin në muajt e fundit, duke mos lënë punëtorët të bëjnë punën e tyre në procesin e korrjes, por vetëm në atë të vaditjes.

Kësisoj, tashmë që jemi dy javë nga nisja e sezonit, drejtuesit e klubit duhet të kuptojnë se çfarë dëmi i është bërë tapetit, ndërsa vetë ish-drejtori Çavo është justifikuar me prishjen e makinës korrëse dhe garantimin e zgjidhjes së problemit për pak ditë. Stadiumi “Gjirokastra” prej tri vitesh administrohet nga shoqëria aksionere që ka në pronësi Luftëtarin.

Bashkia e Gjirokastrës, që zotëron edhe 25 për qind aksione në klub, me vendim të Këshillit Bashkiak ia ka kaluar në përdorim stadiumin klubit Luftëtari, më saktë shoqërisë aksionere të saj. Klubi ka gjithashtu në përdorim edhe dy komplekse stërvitore, pikërisht “Fusha e Vjetër” dhe “Lefter Millo” në Dervician.

Related posts

LIVE/ Bylis-Laçi. Mbyllet ndeshja, rezultati 2-0

Delo.autor

PASI AGUERO HUMBI PENALLTINË KUNDËR TOTTENHAMIT/ Shikoni reagimin epik të Guardiolës (VIDEO)

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Partizani-Vllaznia

Q.Autor

Leave a Comment