Futboll Sport

SULMOI ARBITRIN NË EUROPA LEAGUE/ Ibraimi i Shkëndijës rrezikon ndëshkim të rëndë

Të ofendosh ose të sulmosh gjyqtarin gjatë ndeshjes, është një veprim që nuk lejohet dhe dënohet nga UEFA.

I tillë ishte edhe rasti i lojtarit të Shkëndijës, Agim Ibraimi, i cili në fund të ndeshjes kundër Dudelange, pati një zënkë me arbitrin e ndeshjes, me këtë të fundit, që e ndëshkoi direkt me karton të kuq.

Lojtari është ende në pritje të vendimit nga UEFA, pasi diçka e tillë nuk lejohet në fushën e lojës.

Një akt si ky i lojtarit të tetovarëve dënohet nga UEFA, nga 5 deri në 15 ndeshje pezullim.

Vendimi do të jepet më 22 gusht, por Ibrahimi rrezikon të marrë edhe një dënim shtesë, pasi përdori një fjalor të rëndë, në momentin e incidentit.

Dënimi mund të jetë vetëm për Kupat e Europës, por në rast se sulmi konsiderohet serioz, atëherë Ibraimi mund të pezullohet nga të gjitha kompeticionet, për një periudhë të caktuar.

Related posts

Barcelona-Real Madrid/ Ja parashikimi i “El Clasicos” përmes statistikave

Isa.Autor

HERËT A VONË GJIGANTËT RRËZOHEN/ Isco zhduket nga fotot zyrtare të ekipit, një shenjë e hapur ndaj…

Delo.autor

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Ronaldo rikthehet në Spanjë, ja “preja” e preferuar

Delo.autor

Leave a Comment