Futboll Kategoria Superiore Sport

TEUTA-LUFTËTARI/ “Durrsakë” vijnë në këtë ndeshje si favoritë (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhet në “Niko Dovana” të Durrësit, sfida mes Teutës dhe Luftëtarit, e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiores. Durrsakët e Bledi Shkëmbi vijnë në këtë përballje si favoritë, teksa në 2 javët e para, kanë arritur të sigurojnë 4 pikë.

Nga ana tjetër, gjirokastritët e Klodian Duros, janë duke kaluar një moment aspak të këndshëm në këtë fillim kampionati, teksa nuk kanë provuar ende shijen e pikës. Me probleme të shumta në organikë, bluzinjtë do të tentojnë të surprizojnë Teutën, e cila këtë sezon është me petkun e pretendentes.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, teksa ajo që bie në sy është mungesa e Sherif Kallakut në radhët e vendasve, për shkak të një dëmtimi.

TEUTA-LUFTËTARI ORA 19:00

FORMACIONET ZYRTARE: 

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Aleksi, Avdyli, L.Vila, E.Vila, Vecaj, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi.

bandicam 2019-08-31 18-22-48-979

LUFTËTARI: Paiteris, Prikas, Isufi, Lala, Dushkaj, Rapo, Hilgen, Acka, Lika, Rënja, Fili. Trajner: Klodian Duro.

bandicam 2019-08-31 18-23-19-107

Related posts

Përjashtimi i Skënderbeut, ja skenarët e mundshëm për Europën

Sadik.Autor

Formacionet e mundshme: Bayern – Besiktas

Q.Autor

TALENTI SHQIPTAR SHKRUAN HISTORINË ME EKIPIN E PARË/ 17-vjeçari shpallet kampion duke tejkaluar pritshmëritë

F.autor

Leave a Comment