Futboll Kategoria Superiore Sport

“TIRANA LUFTON ÇDO VIT TROFE”/ Flet Zëdhënësi Nikolli: Kemi marrë lojtarë të mirë, pasi…

Ditën e sotme u përcaktua dhe kalendari për sezonin e ri 2019-20

Në një prononcim zëdhënësi për shtyp i skuadrës së Tiranës, Mario Nikolli  theksoi se për klubin “bardheblu” është e rëndësishme që e nisin kampionatin përpara tifozëve.

Kalendari? “Mendoj se është i favorshëm. Ajo që ka rëndësi është që e nisim kampionatin në shtëpi, përballë tifozëve tanë. Pjesën tjetër të ndeshjeve duhet t’i marrim një për një. “

Merkato? “E rëndësishmë është që atë çka menduar klubi në bashkëpunim me presidentin dhe stafin teknik, janë bërë zgjedhjet e duhura. Besoj se kemi marrë lojtarë të mirë, me kualitet dhe mbi të gjitha ekspreriencë”.

Trofe? “Tirana është Tiranë dhe lufton çdo vit për trofe. Por duhet të jemi të qetë dhe të kujdesshëm, të menaxhojmë siutatat sa më mirë, pasi kemi kualitet dhe mendoj se do shkojmë larg”.

Related posts

FITOJA E DYTË RADHAZI/ Goli i Bajramit nuk mjafton, Roma i merr tre pikët Empolit

Delo.autor

Andi Lila nuk i ndahet Gjirokastrës, bën bashkë dy presidentët dhe vulos Europën (FOTO)

Sadik.Autor

Mbrojtësi i Rusisë: Suarez-in do e kafshoj unë, Ramos më tregoi si të ndal Salah

Sadik.Autor

Leave a Comment