Futboll Sport

KOMISIONI I DISIPLINËS MERR VENDIMIN/ UEFA mbyll stadiumin e Dinamos së Tbilisit, ja shkaku

Komisioni Disiplinës së UEFA ka njoftuar se ka mbyllur stadiumin e Dinamos së Tbilisit për një ndeshje, shkaku i mbylljes janë sjelljet raciste në ndeshjen e zhvilluar më 1 gusht për Europa League mes Dinamos Tbilisit dhe Gabala që u mbyll me fitoren e skuadrës vendase me rezultatin 3-0.

Gjithashtu klubi është gjobitur dhe me 50 mijë euro.

Sipas Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA konsideron se janë të provuara sjelljet raciste të tifozëve gjeorgjianë gjatë kësaj ndeshjeje dhe vendimi u dha në bazë të nenit 14 të Kodit të Disiplinës.

Përvec kësaj, Dinamo e Tbilisit do t’i duhet që të shfaqë në tribunat e saj një pankartë ku lexohet #EqualGame” në sfidën pasardhëse që do të presë në këtë kompeticion të UEFA-s

Related posts

NXËNËSI KALON MËSUESIN/ Arteta ka qëndruar më shumë në krye të Premier Ligës se Pep

F.autor

ZYRTARE/ Teuta firmos me mbrojtësin shkodran…

Delo.autor

E do e gjithë Evropa, Leipzig zbulon çmimin e Timo Werner

Sadik.Autor

Leave a Comment