Futboll Seria A Sport

TRAJNERI SARRI PO RREZIKON SHUMË/ Refuzon të lërë duhanin edhe pse vuan nga…

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, mund të rikthehet në stol kundër Napolit, por e ka zemëruar klubin duke refuzuar të heqë dorë nga duhani, edhe pse është i sëmurë me pneumoni.

Trajneri italian është duke vuajtur nga pneumonia prej disa javësh dhe iu desh pushim mjekësor për dy ndeshjet e para të bardhezinjve në Serie A.

Ai mungoi në ndeshjen e Juves në transfertë ndaj Parmës, të cilën kampioni në fuqi e fitoi 1-0, por raportohet se shëndeti i tij është përmirësuar mjaftueshëm që ai të kthehet në stol kundër ish-ekipit të vet, Napolit.

Megjithatë, gazeta italiane “Corriere della Sera” ka publikuar një fotografi të Sarrit duke pozuar me një tifoz pranë shtëpisë së tij këtë javë dhe në të ai shihet duke e mbajtur në dorë një pako cigare.

Kjo fotografi u bë hit në rrjetet sociale dhe si pasojë klubit i tij Juventus është zemëruar.

Kohë më parë, Sarri pati rrëfyer se pi deri në 60 cigare në ditë.

Related posts

SUPER LEAGUE/ UEFA merr vendimin për Realin, Juventus dhe Barcelonën. Ja dënimi i rëndë për tre klubet…

Delo.autor

KOICIDENCA NË DY FITORET E FUNDIT/ Egbonë e “ndihmojnë” dy portierë…

Delo.autor

Video e stërvitjes së parë të Ronaldos me Juventusin, shikoni çfarë bën

Sadik.Autor

Leave a Comment