Futboll Sport

“TEK MILAN I VETMI QË MË DËSHIRONTE ISHTE PIOLI”/ Calhanoglu: Te Interi zgjodha numrin “20” sepse…

Hakan Çalhanoglu ka nisur stërvitjet e para si një lojtar i Interit, gjatë një interviste me “DAZN”, fantazisti i ri i zikaltërve ka deklaruar se tek Milani, trajneri Pioli ishte i vetmi që dëshironte që të turku të qëndronte dhe se me Interin synon titullin:

Milani – “Zhurmën e bëjnë tifozët, është normale për një lojtar. Nuk jam as i pari as i fundit. Kanë kaluar kaq shumë lojtarë nga Milani tek Interi dhe anasjelltas, për këtë arsye nuk jam as i pari dhe as i fundit. Unë thjesht dëshiroja që të shihja të ardhmen time përpara, me gjithë respektin që kam për Milanin. Për katër vite rradhazi kam respektuar të gjithë ato që më njohin, por tani kam përpara një aventurë me Interin.”

Ibrahimoviç – “Nuk kam biseduar ende me të, por do ta bëjmë së shpejti.”

Pioli – “Ai ishte i vetmi që më dëshironte tek Milani, por ka pranuar me respekt vendimin tim. Dua të falënderoj Piolin sepse më ka lënë dorë të lirë për të luajtur aty ku unë dëshiroja, në pozicionin tim natyral dhe për këtë jam dhe njeriu aë ka krinjuar më shumë raste për gol në sezonin e kaluar në Serinë A.”

Interi – “Më pëlqen moduli 3-5-2. Një mesfushor qendre i majtë me Simone Inzagin ka luajtur dhe Luis Alberto dhe jemi disi lojtarë të ngjashëm. Tek Inzagi më pëlqen që është i kujdesshëm dher mënyra sesi ai komunikon. Shpresoj që në këtë kampionat të kemi mundësinë e argëtimit me shokët e mi të ri të skuadrës. Të ndryshoj rol? Pa sakrificë nuk të dhurojnë fanellën e titullarit. Duhet të dëgjoj atë që thotë trajneri, ka ende kohë. Me Interin synoj vetëm titullin. Jam gati të luaj me Lautaron dhe Lukakun. Mezi po pres që ata të kthehen në stërvitje dhe të luaj me ta. Dua të argëtohem, por në fillim duhet të njoh lojën e tyre dhe ato të më njohin mënyrën sesi unë luaj.”

Eriksen – “Kam një respekt të madh për të, është një lojtar që më pëlqen shumë dhe kemi të njëjtin rol. E presim të gjithë së bashku me përqafime të mëdha. ”

Numri “20” në fanellë – “Kam zgjedhur numrin ’20’ sepse ’10+10′ bëjnë ’20’. Këtë numër nuk e kam zgjedhur prej Rekobës. Gjithmonë kam pasur numrin 10, por atë e ka Lautaro Martinez.”

Italia – “Ishin të preferuarit e mi, komplimente për ta. E kanë merituar trofeun e Kampionatit Europian.”, përfundoi Çalhanoglu.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Dy gola në 2 minuta te Manchester-LASK, Lingard mëson të shënojë (VIDEO)

Delo.autor

Tjetër goditje e rëndë, pronari i ri i Milanit në prag falimenti (FOTO)

Q.Autor

NUK FSHIHET DHE I OFROHET BARCELONËS/ Overmars: Kam humbur disa mundësi…

Delo.autor

Leave a Comment