Futboll Seria A Sport

TREGON SAKRIFICAT E MËDHA NË JETË/ Rrëfehet Pjanic: Mund të jetoj pa pasur frikën se…

Nuk është i pari nga ata që kanë bërë sakrifica të mëdha dhe janë përballur me frikën në vegjëli, por pikërisht falë forcës së tyre të brendshme kanë arritur që të kapin majat, të realizojnë ëndrrat e jetës.

Miralem Pjaniç është një prej të shumtëve futbollistë që ia kanë dalë, por boshnjaku i Juventusit ka ditur që t’i shpëtojë luftës, falë babait të tij, ndonëse nuk ka qenë e lehtë për të mbërritur deri te ditët e bukura aktuale.

Pjaniç, është e vërtetë se që në moshë të vogël, në një vend ku shumica e futbollit edhe sot e kësaj dite nuk është i gjithi i përfshirë nga rangu profesionist, ju quanin “alieni”?

Faktikisht po. Unë isha një ndër ata fëmijë që nuk ishin parë kurrë në Bosnjë. Nuk kalonte javë që gazetat vendase të mos më kushtonin një hapësirë shumë të gjerë. Në çdo ndeshje timen me grup-moshën time, që 11, 12 apo 13 vjeç, të mos kishte dhjetëra vëzhgues talentesh, që vinin nga e gjithë Europa të më shihnin. Besonin shumë që unë do të bëhesha një kampion i këtij sporti. Në fillim nuk më pëlqente kur më thërrisnin alien, e merrja si ofendim, por me kalimin e kohës e kuptova se ishte një kompliment.

Familja juaj, ju shtynte apo ju frenonte në lidhje me futbollin?

Ajo imja është një familje e përulur, pa ide të shtrembra në kokë. Thjesht respektuan zgjedhjet e mia, përfshirë edhe atë që të largohesha në Metz (Francë), në moshën 13-vjeçare, pavarësisht se kishte klube më me emër që më kërkonin. Idhulli im në atë kohë ishte Salihamixhiç dhe doja të isha si ai. Doja që të bëja të lumtur sado pak njerëzit e mi. Kur jemi kualifikuar në Botëror, kam qarë si fëmijë si rrjedhojë e lumturisë dhe krenarisë që ndieja.

Nga Bosnjë-Hercegovina, gjatë luftës, u larguat të gjithë njëherësh?

Babai im ishte futbollisti dhe shëtiste shpesh në gjithë vendin. E kuptoi shpejt se çfarë priste të ndodhte. E ndiente presionin: miq që papritur shndërroheshin në armiq, urrejtje etnike nëpër stadiume dhe qyteza të ndryshme. Një ditë, erdhi në shtëpi, mori vetëm dy qese plastike në dorë dhe u nis për të na përgatitur terrenin. Edhe unë e ndoqa menjëherë.

Si emigrantë që ishit, si u pritët në shtetin e ri?

Shumë mirë. Kush kërkon që të ndërtojë diçka në Luksemburg mund ta bëjë. Mund të jetojë pa pasur frikën se do të mbetet me barkun bosh apo pa një çati mbi kokë. Duke punuar dhe duke djersitur shumë, kuptohet.

Jeni mysliman. Cila është marrëdhënia juaj me Islamin?

Një marrëdhënie normale, e bukur, ashtu siç duhet të jetë për çdo fe. Pa ekstremizma, vite dritë larg atyre të çmendurve që vrasin për Islamin.

Luteni shpesh?

Kur e ndiej nevojën, por jo pesë herë në ditë.

I vizitoni xhamitë?

Në atë të Torinos nuk kam shkuar asnjëherë.

Kur keni filluar ta shijoni jetën?

Nuk është se e shijoj shumë, realisht. Jetoj nëpërmjet punës sime dhe hobi im më i madh është të kaloj kohën me djalin tim 6- vjeçar, Edin. Këtu nis dhe mbaron gjithçka. Jetën do ta shijoj, pasi ta kem mbyllur me futbollin.

Ju habit fakti që Masimiliano Alegri nuk po stërvit?

Me atë kam një marrëdhënie madhështore dhe ende sot komunikojmë shumë shpesh me njëritjetrin. Alegri kërkon vetëm që të reflektojë pak. Dhe kur të vendosë në kokën e tij, nuk do të ketë asnjë problem që të gjejë një skuadër të madhe.

Jeni grindur ndonjëherë me njëri-tjetrin?

Sigurisht. Ishte diçka normale, sepse ai që dukej shumë i qetë, në të vërtetë t’i thoshte gjërat në sy, në çdo moment dhe unë isha njësoj si ai. Me dy tipa të tillë sherri ishte i garantuar. Por bëhet fjalë për përplasje idesh, asgjë tjetër dhe gjithçka më pas përfundonte me një buzëqeshje në sinkron. Që në fillim, kur zbarkova në Torino, nuk ngurroi që të më tallte. “Ti je ai që sapo ke mbërritur nga Roma, ai që nuk je në gjendje të bësh pasime më të gjata se pesë metra. Prandaj, nëse te Juventusi je bërë një futbollist më i mirë, është vetëm falë meje”, më thoshte. Por kur ndonjëherë, në shaka e sipër, ai theksonte përpara meje se ishte mesfushori italian më i mirë i historisë, atëherë isha unë që qeshja me lot dhe e tallja përpara skuadrës. Ishte një person fantastik.

Related posts

“BOMBA E DITËS”/ Ja 5 arsyet që RIKTHEJNË yllin madrilen tek REALI në merkaton e verës

Isa.Autor

ZYTARE/ Theo Walcott transferohet tek Everton

Q.Autor

Çifti Rooney shijojnë pushimet në Barbados (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment