Futboll Sport

FLAMENGO HEQ DORË NGA “SUPER MARIO”/ Balotelli gati të transferohet tek klubi i Serie A…

Klubi brazilian i Flamengos bëri edhe një tentativë të fundit për të siguruar shërbimet e Mario Balotelit. Pas një darke të gjatë me agjentin Mino Raiola, drejtuesit brazilianë dolën me një deklaratë ku thonë se tërhiqen nga tratativat për të nënshkruar me Balotelin.

Tashmë, janë mediat italiane që e bëjnë të kryer transferimin tek Breshia. Ditën e nesërme, pritet edhe takimi vendimtar për të vendosur detajet e fundit, që Super Mario të quhet zyrtarisht një lojtar i klubit që u ngjit këtë vit në Seria A.

Balo pritet që të ulë pretendimet e tij financiare për sa i përket rrogës, por të paktën do të jetë në qendër të projektit të ekipit të tij të ri.

Related posts

E BUJSHME/ Hotel dhe makinë luksoze, në Kosovë zbulojnë kontratën e Klodian Duros

Delo.autor

ÇMENDURIA E ORËVE TË FUNDIT MES TENSIONEVE/ Griezmann tek Atletico, Barça merr Luuk de Jong

Delo.autor

FIFA gjobit katër klube për transferime të parregullta

Sadik.Autor

Leave a Comment