Futboll Sport

TRIUMFOJNË NË MIQËSORE/ “Katalanasit” mposhtin me goleadë Napolin (VIDEO)

Kur duhet dhe një javë nga fillimi i kampionatit në Spanjë, Barcelona arriti të siguroi një fitore të thellë në miqësoren e zhvilluar në Michigan përballë Napolit duke i dërguar një sinjal të qartë kundërshtarëve në La Liga.

Skuadra katalanasve arriti të shënoi plot 4 herë në portën napoletane duke e mbyllur takimin me rezultatin e përgjithshëm 4-0.

Serinë e golave në këtë takim e hapi Luis Suarez, i cili realizoi në minutën e 48’, për rezultatin 1:0, shkruan lajmi.net.

8 minuta pas uruguaianit, Antoine Griezmann gjeti rrugën e golit, gol ky që ishte i pari me fanellën e skuadrës së Barcelonës, pas një aksioni të rrjedhshëm të skuadrës.

Suarez gjeti rrugën e rrjetës edhe një herë tjetër në minutën e 58’, për të vulosur fituesin e këtij takimi, por jo edhe rezultatin final, të cilin e vendosi Ousmane Dembele, në minutën e 63’ të takimit.

Ndeshjen e parë në kampionatin spanjoll barca e ka kundër Atletic Bilbaos.

Related posts

HABIT Maldini: Isha gati të largohesha, s’më qortojnë dot se nuk bleva Mesin

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Juventus-Roma në “Allianz Stadium”. Rezultati 2-0

Delo.autor

E shtuna pozitive për disa nga legjionarët, minuta të plota aktivizimi në klube

Isa.Autor

Leave a Comment