Futboll Sport

TRIUMFOJNË NË PRISHTINË/ “Kuqezinjtë” mposhtin Feronikel në miqësoren historike (VIDEO)

Milani mposhti Feronikelin me rezultatin 2-0 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Kuqezinjtë u bënë kështu, klubi i parë i madh që shkelin në tokën kosovare, duke u përballur me kampionët në fuqi të Superligës.

Feronikeli2

Pavarësisht se në fushë zbriti skuadra që ka fituar 7 herë Ligën e Kampionëve, duhet theksuar se interesi i tifozëve ishte tepër i ulët. Sportdashësit kosovarë preferuar ta shikonin ndeshjen para televizorit, kjo për shkak edhe të çmimeve të kripura të biletave.

Borini

Për sa i përket ndeshjes të sotme, trajneri Xhampaolo, hodhi në fushë, lojtarët titullarë, duke e vlerësuar maksimalisht këtë përballje. Golat për kuqezinjtë i shënuan Suso dhe Borini. Nga një për secilën pjesë.

FERONIKELI-MILAN 0-2
Suso 26′, Borini 56′

FERONIKELI (4-2-3-1): Smakiqi; Hoxha, Lladrovci, Prekazi, Islami; Dabiqaj, Faziliu; Hoti, Krkotiç, Zhan Karioka; Rexha. Në stol:Troshupa, Thaqi, Doshlaci, Morina, Zela, Shala, Bojku

MILAN (4-3-1-2): Donaruma; Kalabria, Gabia, Romanjoli, Rodriguez; Kruniç, Bilja, Çalhanoglu; Suso; Kastijeho, Andre Silva. Në stol: A. Donaruma, Sonçin, Konti, Musakio, Laksalt, Striniç, Bonaventura, Borini, Breshianini, Pakuetà, Maldini, Piotek, Leao.

Related posts

KA TRIUMFUAR ME TË DY EKIPET/ Benitez analizon sfidën: Inter, ja si mund ta mundësh Liverpool

Delo.autor

“KAM FRIKË,DO RRËZOHEMI”/ Shoku i Emiliano Salës zbulon mesazhin e fundit: Nuk e di nëse më gjejnë…

Delo.autor

Dueli për Champions, vjen goli i parë në ndeshjen Valeta-Kukësi

Isa.Autor

Leave a Comment