Futboll Seria A Sport

TRIUMFOJNË NË “SAN SIRO”/ Milan feston fitoren e parë në kampionat (VIDEO)

Milani gjeti fitoren e parë në kampionat, teksa arriti të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Brescias debutuese në Serinë A, falë një goli të shënuar nga fantazisti turk Hakan Calhanoglu në pjesën e parë.

Trajneri Giampaolo befasoi me formacionin e hedhur në fushë nga minuta e parë, teksa kishte lënë në stol polakun Piatek, për të aktivizuar portugezin Andre Silva, eksperiment që zgjati deri në minutën e 61-ytë të sfidës.

Kuqezinjtë e nisën vrullshëm takimin dhe krijuan shumë volum loje, teksa rezultati u zhbllokua në minutën e 12’, kur Hakan Calhanoglu shënoi me kokë, pas një krosimi të ardhur nga krahu i djathtë nga Suso.

Minutat në vijim u zhvilluan me kuqezinjtë e Giampaolos që kontrollonin dendur sferën, por që nuk arrinin të krijonin vështirësi në prapavijën e “dallëndysheve”, që nga ana tjetër vunë në vështirësi 2-3 herë Donnarummën me kundërsulme të shpejta.

Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi fitoren e kuqezinjve, që u gëzohen tre pikëve të para dhe debutimit mjaft të mirë të algjerianit Ismail Bennacer në formacion, të cilit iu besua “regjia” e lojës së Milanit.

Related posts

Albertini: Neymar iku nga Messi për të fituar “Topin e Artë”

Q.Autor

E bujshme/ Eden Hazard arrin akordin me Real Madridin

Q.Autor

Mourinho “tradhton” Ronaldon, tregon se kush është më i miri

Sadik.Autor

Leave a Comment