Futboll Premier League Sport

“NUK KA ASNJË GJASË”/ Ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq”: Pas fitores ndaj PSG-së, Solskjaer e “vulosi”…

Gary Neville beson se “nuk ka asnjë mënyrë”, që Ole Gunnar Solskjaer të mos emërohet trajner i rregullt i Manchester United, pas fitores 3-1 të mërkurën, ndaj PSG, e cila e pa klubin nga “Old Trafford” në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Solskjaer mori përsipër detyrën e trajnerit të përkohshëm në dhjetor, pas largimit të Jose Mourinhos, dhe ka bërë një kthesë të jashtëzakonshme të skuadrës.

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, kishte parashikuar më parë se 46-vjeçari norvegjez do të emërohej nga klubi përfundimisht “në dy javët e ardhshme”, ndërsa ende beson se ky është momenti i duhur për ta ndërmarrë këtë hap. Pas përmbysjes së të mërkurës, Neville beson se ka pak gjasa që klubi të mos e emërojë trajner të përhershëm Solskajer:

Nuk ka asnjë gjasë, që ai të mos e marrë vendin e punës në mënyrë të përhershme. Unë mendoj se zyrtarizimi është vetëm çështje kohe. Klubi pret ta konfirmojë në një moment domethënës. Nuk mendoj se do ta votëbesojnë këtë javë, sepse kanë një ndeshje të madhe, të dielën, kundër Arsenalit”. 

Ndërsa nënshkrimi me Solsjkajer mund të presë, Neville thotë me shaka se fitorja e së mërkurës ndaj PSG e ka rritur shumën, që Manchester United do të duhet të shpenzojë për të firmosur një marrëveshje të rregullt me norvegjezin: “Nuk kishte asnjë dyshim para ndeshjes për mua, por pas fitores me PSG, Solskjaer e ka vulosur kontratën e përhershme të tij. Ai mund të kërkojë çfarë të dojë pas kësaj. Personalisht nuk kam parë shumë lojëra si kjo, në kohën time. Unë nuk i jepja asnjë shans për përmbysje Manchester United, duke parë humbjen 2-0 në shtëpi, por ja që ndodhi”.

Related posts

PËRBALLJE TITANËSH NË MERKATO/ JUVENTUSI sfidon BARÇËN për yllin e PSG

Isa.Autor

TRIUMFOJNË PA CR7/ Juventus i falet Dybalas

Delo.autor

Fitoi Champions League/ “Ylli” portugez “turpëron” shokët në stërvitje (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment