Eredivisie Futboll Sport

KËRKOHEJ NGA KLUBE TË MËDHA/ Ajax rinovon kontratën me talentin brazilian… (FOTO)

Ajax i ka dhënë fund lajmeve për një largim të mundshëm të talentit brazilian David Neres.

Për të ka pasuar shumë oferta nga klube të mëdha evropiane, Atletico Madridi , Manchester United, Everton.

22 vjeçari ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë të re deri në vitin 2023, duke shtuar një vit më shumë nga marrëveshjen e tij të mëparshme që skadonte në 2022.

Neres shpërtheu me Ajax në Ligën e Kampionëve, pasi klubi holandez, eliminoi Real Madrid dhe Juventus para se të humbiste nga Tottenham në raundin gjysmëfinal.

Sulmuesi brazilian bëri 15 paraqitje në Ligën e Kampionëve, duke shënuar gola kundër Real Madridit dhe Juves në raundet e eliminimit direkt.

Neres fillimisht u transferua në Ajax nga Sao Paulo gjatë merkatos së dimrit 2017, duke bërë debutimin e tij për klubin në shkurt.

Ai ka vazhduar të bëjë gjithsej 101 paraqitje për klubin, duke shënuar 29 gola gjatë kohës së tij në Amsterdam.

Image

Related posts

E PABESUESHME/ Zyrtare: “Superclasico” River-Boca SHTYHET përsëri, ja ARSYEJA…

Isa.Autor

DERBI I TORINOS NDAHET NË “PAQE”/ Ronaldo i përgjigjet “Pleshtit”

Delo.autor

RINOVIMI/ Sevilla “BLINDON” dy yjet, Banegan dhe Sarabian

Isa.Autor

Leave a Comment