Futboll Sport

U LARGUA NGA MILAN NJË SEZON MË PARË/ Mbrojtësi Paletta pranë rikthimit në Serie A tek…

Gabriel Paleta mund të rikthehet përsëri në Serie A, por këtë herë jo tek Milani.

33-vjeçari u largua nga kuqezinjtë para një sezoni, teksa në shkurt të 2018-ës kaloi te skuadra kineze e Xhiansu Suning. Lojtari është dënuar nga Federata Kineze e Futbollit me 8 ndeshje pezullim, për shkak të sjelljeve të dhunshme në fushën e lojës.

Kjo e ka bërë mbrojtësin të mendojë largimin nga Kina, dhe ka rënë dakord me drejtuesit e klubit, që t’i japin fund kontratës së tyre. Tashmë Paleta është një lojtar i lirë, dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij.gabriel-paletta-1477646092-6401

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, një rikthim në Itali, është opsioni më i mundshëm për sa i përket të ardhmes së mbrojtësit. Leçe e sapo ngjitur në Serie A, është në kërkim të një qendër mbrojtësi dhe italiani shihet si profili ideal për atë pozicion, me drejtuesit që kanë nisur kontaktet e para.

Related posts

U MUNDËN NGA SKOCIA/ Starova: Panuçi nuk diti të lexonte lojën, ja defektet e Kombëtares

Isa.Autor

E ARDHMJA E TEKNIKUT TEK MANCHESTER UNITED/ Flet Allegri: Nuk flas mirë anglisht, por…

Delo.autor

MERR FUND PRITJA/ Napoli bie DAKORD, HYSAJ së shpejti me kontratë të re (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment