Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Vllaznia-Skënderbeu. Rezultati 1-0

Po luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës sfida mes Vllaznisë dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Shkodranët e Mirsad Jonuz vijnë në këtë përballje pas barazimit në shtëpi ndaj Luftëtarit, ndërkohë që bardhekuqtë e Ilir Dajës, triumfuan me rezultatin 1-0 ndaj Teutës, të shtunën e kaluar.

Në 5 javët e para të kampionatit, Skënderbeu ka arritur të sigurojë 9 pikë duke u renditur në vendin e 3-të, ndërkohë që kuqeblutë janë pozicionuar në vendin e 7-të me 6 pikë.

Për sa i përket formacioneve, nuk mungojnë surprizat nga të dyja kampet, teksa si Jonuz ashtu dhe Daja nuk kanë pasur në dispozicion kontingjentin e plotë të lojtarëve.

LIVE| VLLAZNIA-SKËNDERBEU 1-0

Lika 41′ (p)

KOMENTI LIVE: 

41′ GOOOL VLLAZNIA 1-0/ Gilman Lika realizon nga pika e bardhë e penalltisë! 

40′ Penallti në favord të Vllaznisë! Pas ndërhyrjes së Turtullit ndaj Krujës! Nuk ka dyshime për gjyqtarin Bajramaj. Protestojnë futbollistët e Skënderbeut!

39′ Provon Arsid Kruja me një gjuajtje të rrezikshme! Topi grushtohet nga Enea Koliçi!

38′ Daja ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Shtubinës! Faull dhe karton i verdhë!

37′ Gurishta provon me kokë, topi shkon jashtë kuadratit.

33′ Tjetër karton i verdhë ndëshkohet Arbnor Muja për ndërhyrje të gabuar ndaj Likës.

32′ Aksion mjaft i bukur për Vllazninë, Gligorov del mjaft mirë nga e djathta, por gabon në momentin e fundit, duke ia dorëzuar topin Koliçit.

29′ Artim Pollozhani është i ndëshkuari i parë i sfidës për ndërhyrje të gabuar ndaj Shtubinës!

25′ Dejvi Bregu provon me një goditje drejt portës, por topi ndalet nga mbrojtësit!

20′ Krosime të vazhdueshme të futbollistëve të Vllaznisë nga krahu i djathtë, por të vendosur mirë lojtarët e Skënderbeut, të cilët largojnë rrezikun.

15′ Gilman Lika provon me një harkim nga e djathta, topi shkon në duart e Koliçit!

10′ Skuadrat qarkullojnë topin në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme në portat kundërshtare.

7′ Aksion i rrezikshëm për Vllazninë, kroson Lika nga e djathta, por largon mjaft mirë me kokë Turtulli.

6′ Pas 4 minutave jashtë fushave, Gurishta rikthehet në lojë!

5′ Skënderbeu shtyp përpara në kërkim të golit, por pa rrezikuar konkretisht portën e Sherrit.

2′ Gurishta mbetet i dëmtuar, pas një përpasje me Krasniqin detyrohet të dalë jashtë fushës së lojës për disa minuta, për të marrë mjekimin.

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Sheri, Gligorov, Gurishta, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika, Kruja, Shtubina.

SKËNDERBEU: Koliçi, Vitija, Pollozhani, Turtulli, Meksi, Daja, Dita, Muja, Grishpshi, Bregu, Krasniqi.

Related posts

Rummenigge: Nëse ka një ekip që mund ta mposhtë Real-in, është Bayern

Sadik.Autor

QETËSOHEN “GJAKRAT” TEK INTER/ Marotta: Tani është koha për të vënë rregull, ja e vërteta për Icardin…

Isa.Autor

Ronaldo-Juventus, Vieri jep këtë deklaratë surprizë për Interin

Sadik.Autor

Leave a Comment